Zyrtarja e lartë e PS, Adriana Berberi ka denoncuar në rrjetin social ‘Facebook’ trafikun e rënduar në Radhimë të Vlorës. Berberi shprehet se Policia e Shtetit duhet t’i marrë targat e atyre që nuk zbatojnë rregullat dhe t’i vendos gjobat për të gjithë shkelësit e ligjit. ‘Të ” fortët” që nuk zbatojnë rregullat, parakojnë kur ka autokollonë nga trafiku dhe na bllokojnē të gjithëve. Policia e shtetit ti marri targat e disa prej tyre që po postoj. Gjoba për të gjithë shkelësit e ligjit. Rradhimë – Vlorë’, shkruan Berberi.