Zyrtarja e lartë e DASH, Karen Donfried e cila mbërriti dje në Tiranë, zhvillon sot një takim në Kryeministri me kreun e qeverisë Edi Rama.
Në këtë takim ndodhet e pranishme dhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim.
Ndihmës-Sekretarja amerikane e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Donfried do të takohet sot gjithashtu dhe me kreun e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeajn të cilin Shtetet e Bashkuara e njohin si kryetar të Partisë Demokratike.
Ditën e enjte, Donfried zhvilloi një takim edhe me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi që mbërriti dje për një vizitë në Shqipëri.