osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zyrtarja e lartë e DASH dhe Escobar mbërrijnë në Tiranë: Sot takohen me deputetët anti-Berisha dhe injorojnë Metën, priten mesazh për të korruptuarit

Zyrtarja e lartë e DASH dhe Escobar mbërrijnë në Tiranë: Sot takohen me deputetët anti-Berisha dhe injorojnë Metën, priten mesazh për të korruptuarit

Ashtu siç gazeta “SOT” e paralajmëroi, ndihmës sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried dhe zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit dhe i dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar mbërritën dje në Shqipëri.

Ky takimi i zyrtarëve më të lartë të DASH vjen dy ditë para Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Berisha dhe në një kohë kur ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetës të tij kanë krijuar një peticionin, teksa kërkojnë dëbimin ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Zonja Donfried dhe zotit Escobar u takuan dje me komisionerin europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi.

Ata ranë dakord se pushtimi i pajustifikuar i Ukrainës nga Rusia e ka bërë integrimin edhe më urgjent. Ndërkohë gazeta ka siguruar foto nga takimi dhe mësohet se ata diskutuan mbi prioritetin e përbashkët të integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian dhe ndihmës sekretarja Donfried rikonfirmoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe tha se SHBA mbetet e angazhuar për të punuar me partnerët shqiptarë dhe të BE-së për të siguruar reformën në drejtësi në Shqipëri dhe rrugën e suksesshme drejt Bashkimit Europian.

Amerikanët do takohen sot me kundërshtarët e Berishës

Por me frymën ruse që ka krijuar në Shqipëri, duke shënjestruar çdo diplomat dhe duke i akuzuar si të korruptuar, vizita e diplomatëve Donfried dhe Escobar, tregon se Departamenti Amerikan i Shtetit ka nisur lëvizjet për t’i dhënë goditjen përfundimtare Berishës.

Kjo pasi njerëzit me të afërt të Sekretarit Amerikan të Shtetit, do ta zhvillojnë takimin e parë sot me kundërshtarin e Sali Berishës në Partinë Demokratike. Ata do të takohet me kreun e komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajn në orën 10:30 në Kryesinë e Kuvendit.

Të pranishëm në këtë takim do të jenë dhe n/kryetarja e selisë blu, Jorida dhe disa deputetë demokratë që nuk janë pjesë e Komisionit të Rithemelimit të PD. Kjo axhendë tregon qartazi se SHBA nuk do të pranojë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Komisionin e Rithemelimit të partisë më të madhe opozitare si lidership të PD.

Duke patur parasysh dhe sulmet e ashpra të ndërsjella në ditët e fundit mes Berishës dhe ambasadores amerikane Yuri Kim lidhur me pranimin e ankimit të Alibeajt për Kuvendin e 11 dhjetorit 2021 nga Gjykata e Tiranës, të dyja palët, si DASH edhe “Foltorja” janë të vendosura për të komunikuar me tone armiqësore dhe akuzuese.

Ilir Meta injorohet sërish nga SHBA

Ndërkohë, DASH ka injoruar sërish dhe presidentin e vendit Ilir Metën, teksa nuk është planifikuar në axhendën e diplomates Donfried një takim me kreun e shtetit shqiptar. Një gjë e tillë nuk është më befasuese, pasi DASH që prej vitit 2019 ka ndërprerë çdo komunikim me presidentin Meta. Konflikti filloi që me çdekretimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019, duke i shtyrë për në muajin tetor.

Por, ambasadorja Kim së bashku me një grup tjetër diplomatësh dënuan vendimin e Metës. Kreu i shtetit akuzoi diplomatët si agjentë të blerë nga kryeministri Edi Rama. Marrëdhëniet u rënduan edhe më gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Një tjetër shkak jo pa peshë se përse SHBA ka mënjanuar totalisht presidentin Meta është dhe rreshtimi i tij krah Sali Berishës, i cili mban statusin “non grata” nga Uashingtoni. Një dalje e hapur në krah të një personi të akuzuar për korrupsion dhe minim të demokracisë nuk mund të mirëpritet nga DASH.

Donfrid: Presim që sa më shpejt të hapen negociatat për Shqipërinë

Ndërkohë dje ndihmës-sekretarja amerikane e shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Karen Donfrid, vizitoi Maqedoninë e Veriut. Donfrid në konferencën e përbashkët për media me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian dhe se vendi i ka kryer të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësim në Union.

Ndër të tjera në fjalën e saj zyrtarja amerikane theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin aspiratat e vendit tonë dhe presin hapjen sa më të shpejtë të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. “Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm aspiratat tuaja dhe dëshirojnë që sa më shpejt të jetë e mundur një konferencë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ju keni përfunduar detyra të vështira duke përmbushur reformat e nevojshme dhe meritoni të ecni përpara. E kemi thënë edhe më herët, e them dhe tani: E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE. Integrimi juaj do të kontribuojë për një stabilitet më të madh në Ballkan dhe një prosperitet më të madh në Evropë”, ka thënë Donfried.

SHBA, garanci për Kosovën

Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështje të Euroazisë, Karen Donfried, ka thënë se prania e KFOR-it në Kosovës është garanci e sigurisë për qytetarët. Donfried tha se nuk ka ndonjë arsye që njerëzit në Kosovë të ndjehen të pasigurt dhe se që SHBA garanton për Kosovën.

Ajo po ashtu shtoi se nuk kanë parë ndonjë kërcënim të shtuar për Kosovën na ana e Rusisë. “Dëshiroj t’i siguroj kosovarët se mund të ndjehen (të sigurt) – për shkak të KFOR-it dhe dëshiroj t’jua kujtoj sërish se është forca më e madhe e dislokuar e NATO-s e SHBA-ja është kontribuuesi më i madh në KFOR, si dhe për shkak të garancive të SHBA-së për Kosovën ,e më lejoni të them se nuk shohim ndonjë kërcënim të shtuar për sigurinë e Kosovës;

nuk shohim asgjë që të sugjerojë se Rusia ka rritur vëmendjen për nxitjen e destabilitetit këtu, – që për të gjitha këto arsye mund të ndjeheni të sigurt që SHBA-ja po kujdeset për sigurinë tuaj dhe se KFOR-i, së bashku me SHBA-në, do të sigurojnë që të mos ketë përshkallëzim të shtuar në Kosovë”, nënvizoi ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështje të Euroazisë, Karen Donfried.

Ja kush është Donfried

Gazetari i njohur në SHBA, Robert Papa ka zbardhur pak ditë më parë detajet e fshehta të viztës së ndihmës sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried në Shqipëri. Ai tha se Karen Donfried, njeriu më i afërt i Blinken është një udhëtim diplomatik që do të përqendrohet te rreziku i ndikimit rus dhe atij kinez në rajon. “Donfried ndryshon nga teknokratët.

Është te unaza e ngushtë e Blinkenit. Ka qenë presidente e German Marshall Fund. Shikohet rreziku i ndikimit rus dhe kinez në Ballkan. Është udhëtim diplomatik. Po të shikosh mesazhet, në Mal të Zi do t’i falënderojë për sanksionet ndaj Rusisë, në Serbi do të kërkojë dialogun me Kosovën. Në Shqipëri do të përmendë korrupsionin dhe reformën në drejtësi. Tematika e takimeve e përpiluar nga Eskobar.

Pres të takojë Alibeajn dhe të shmangë presidentin. Sa më shumë vizita të këtij niveli të kemi, aq më shumë do të njihet realiteti në Shqipëri. Ajo përbën qëndrimin politik të parlamentit. Sanksionet bëhen nga zyra të ulëta rëndësie. Ka edhe të tjerë në listë. Se kur do të shpallen është tjetër çështje. Nuk ka nevojë të vijnë në Shqipëri të thonë kemi lista”, tha Papa.