Skenës politike shqiptare i shtohet edhe një tjetër forcë politike. Bëhet fjalë për partinë politike “Lëvizja Demokratike Shqiptare”. Lajmin e jep vetë një nga themeluesit e saj, deputeti Myslim Murrizi.
Sipas tij, kjo është ndoshta e para parti në Shqipëri që nuk ka në gjirin e saj ish-komunistë dhe ish punonjës të Sigurimit të Shtetit.
“Më datë 19 tetor 2020 u rregjistrua zyrtarisht në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë si Parti Politike “LEVIZJA DEMOKRATIKE SHQIPTARE”.
Me nismen e 4 deputetëve, Myslim Murrizi, Alban Zeneli, Halit Valteri dhe Arlind Çaçani si dhe mbështetur nga 4602 firmëtarë nga çdo qark, krijuam nje subjekt politik.
Ndoshta e para Parti Politike që është krijuar në 30 vite pluralizëm, pa ish komunistë, pa ish sigurimsa dhe spiunë sigurimi, pa na i mbledhur firmat pushteti dhe Parti Politike që nuk është “shitur”, shkruan ndër të tjera Murrizi në postimin e tij në Facebook.