osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zyrtarizohet koalicioni antiamerikan, Berisha bashkohet me LSI dhe nis tentativat për t’i dhënë Ilir Metës drejtimin e opozitës

Zyrtarizohet koalicioni antiamerikan, Berisha bashkohet me LSI dhe nis tentativat për t’i dhënë Ilir Metës drejtimin e opozitës

Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë rikthyer aleancën e 2009-tës. Pas sulmeve, përplasjeve, akuzave, por edhe ndereve mes njëri-tjetrit, Berisha dhe Meta janë bërë bashkë, duke sfiduar amerikanët dhe tentuar të marrin frenat e opozitës.

Ka qenë vetë Sali Berisha, i cili zbuloi ditën e djeshme se do të garojë në zgjedhjet e 6 marsit për 6 bashkitë në koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Duke folur në një konferencë për mediat pasi prezantoi 6 kandidatët fitues të dalë nga zgjedhjet e primares, Berisha bëri me dije se koalicioni në të cilin do të bëjë pjesë edhe LSI-ja, sipas tij, do të quhet “Shtëpia e Lirisë, ndërsa theksoi se po diskutohet edhe për përfshirjen e partive të tjera të vogla opozitare.

“Ne do marrim pjesë në zgjedhje sepse bojkoti nuk është opsion për ne. Sigurisht që do të hyjmë me një koalicion në përputhje me ligjin dhe në atë marrëveshje do të paraqitet dhe logo të cilën çdo shqiptar e ka të qartë se logon e vërtetë tonë e kanë konfiskuar Edi Rama.

Ne dalim në koalicion, i cili do të quhet “Shtëpia e Lirisë”, ku LSI është pjesë e koalicionit. Po negociojmë për partitë e tjera”, deklaroi ai. Më tej Berisha shtoi se logon e PD nuk e përdori dot në Primare pasi e ka konfiskuar Rama dhe se sipas tij, Lulzim Basha është peng i kryeministrit, ndërsa theksoi se logon e re do e vendosin më vonë pas koalicionit.

“Logoja do të jetë e re. Koalicioni do të quhet ‘Shtëpia e Lirisë’ dhe do të ketë logon e vet. Logoja nuk është më e partisë, por e koalicionit. E them ai është një konfiskim nga narko-shteti dhe Edi Rama do ta paguajë shtrenjtë këtë konfiskim”, u shpreh ai.

Zyrtarizohet koalicioni antiamerikan

Por me afrimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim në një koalicion të përbashkët me kandidatët e Grupimit të Rithemelimit, ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta kanë zyrtarizuar kështu edhe aleancën antiamerikane. Gazeta e ka deklaruar gjatë kësaj kohe që Berisha dhe Meta janë bashkë, por ky bashkëpunim mes tyre është bërë fakt dje.

Pra përmes kësaj lëvizje Berisha dhe Meta kanë zyrtarizuar koalicionin antiamerikan, i cili vjen në kushtet kur ish-kryeministri është shpallur “non grata”, si dhe për shkak se Ilir Meta pritet të shkarkohet dhe nuk përfillet më nga amerikanët, e madje ka zërë se ai do të shpallet i padëshiruar nga SHBA.

Kështu që duke qenë se kanë të njëjtin shqetësim, pasi nuk gëzojnë më simpatinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, presidenti Meta dhe ish-kryeministri Berisha kanë bashkuar forcat dhe po sfidojnë hapur amerikanët. Ndërkohë elementi i dytë që ka bërë bashkë Berishën dhe Metën është fakti se ky i fundit është projektuar si lideri i ardhshëm i opozitës, duke qenë se ish-kryeministri është i thyer në moshë.

I gjithë plani i kësaj aleance është që pasi Meta të dalë nga Presidenca, të tentohet rrëzimi i Bashës dhe pastaj të jetë presidenti ai që do drejtojë opozitën.

Berisha takim me Metën

Në një studio televizive Berisha ka dhënë detaje nga koalicioni me LSI. Madje ai ka pranuar se ka pasur një takim edhe me Ilir Metën. “Marrëveshjen me LSI-në e firmosi zoti Flamur Noka nga ana jonë dhe Sekretarit i Përgjithshëm i LSI-së, do jenë gjithashtu në koalicion edhe Demokristianët dhe Kristiandemokratët. Kemi zhvilluar bisedime në të gjitha nivelet. Edhe unë kam marrë pjesë në bisedime me zotin Meta.

Jo detaje të marrëveshjes, por unë e kam deklaruar që jam për koalicion me LSI-në dhe ka gjetur një mirëkuptim. Marrëveshja nuk është negociuar as nga unë as nga zoti Meta. Unë e kam takuar zotin Meta dhe kam takuar të gjithë kryetarët e partive opozitore, përveç zotit Dule, i cili ndodhej jashtë shtetit, por kam komunikuar në telefon dhe me të. Unë kam deklaruar se jam me zotin Meta”, tha Berisha i ftuar në një studio televizive. /Rigels Seliman