N/kryetari i bashkisë së Gjirokastrës është përfshirë në një sherr me një zyrtar brenda prefekturës, ndërsa debati mes tyre ka përfunduar në përdorimin e dhunës.
Zyrtari i prefekturës, i cili mësohet se quhet Shefqet Alikaj, pas debatit me n/kryetarin Aurel Lapaj, ka qëlluar me grushte atë.
Denoncimi ka ndodhur nga kryetarja e kësaj bashkie, znj. Zamira Rami, e cila pohoi se se Lapaj është goditur dhe dhunuar në zyrën e tij.
Më pas kryetarja vlerëson domosdoshmërinë për bashkëpunimin me policinë, duke i bërë thirrje organit të akuzës, që të zbardhë ngjarjen e shëmtuar dhe të vendos para drejtësisë përgjegjësit e saj.