Faik Basha nga Partia e Lirisë, tregoi se si është gjendja e Ilir Metës.
Sipas tij, Meta është në një gjendje shumë të mirë dhe po drejton aksionin opozitar nga burgu 313.
Më tej ai “sfidoi” Sali Berishën, duke thënë se Meta do jetë kandidat për kryeministër në 2025.
“Gjendja e tij është jashtëzakonisht mirë, në formë. Ka mbajtur kontakte me strukturat e partisë.
Orienton strukturat dhe aksionin opozitar. Shumë gjasa ka SPAK të tërhiqet nga kjo dhe ai të lirohet.
E dinë që kanë kryer veprime të jashtëligjshme. Ligji i përdorur i shfuqizuar vite më parë.
Zoti Meta duhet të lirohet. U arrestua pa prova dhe fakte.
Ka një diskutim që mund të jetë kandidat për kryeministër. Për sa kohë është presidenti i një force politike opozitare”, tha ai për Report TV.