Zv/Presidenti i Parlamentit Europian, David McAllister ka uruar Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
McAllister thotë se po ndjek me vëmendje procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, dhe beson se ky proces ka të ardhme si për Shqipërinë, ashtu dhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Po ashtu zv/presidenti i PE beson se procesi i zgjerimit të BE ka të ardhme, dhe se 6-të vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen anëtare të BE-së.
“Z. Rama me lejoni t’ju përgëzoj për fitoren tuaj në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
Suksese për mandatin e radhës dhe zhvillimet e ardhshme në vend dhe si kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, sigurisht që e ndjek me shumë vëmendje procesin e zgjerimit dhe besoj se ky proces ka një të ardhme dhe të 6-të vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen anëtare të BE-së.”- tha McAllister.
Zyrtari i larte i Partive Popullore Europiane ku ben pjese dhe PD, e ku kjo parti kishte mbeshtetur tere shpresen per te kontestuar zgjedhjet nderkombetarisht, ka dhene nje mesazh pesimist per liderin demokrat, teksa ka njohur fitoren e Edi Rames ne zgjedhjet e 25 prillit.
Njeheresh eshte dhe nje thirrje indirekte per PD dhe Bashen qe te lere “piruetat” politike me kontestimin e rezultatit dhe te pergatitet per opoziten e radhes, duke hyre qe ne shtator ne Kuvend dhe ushtruar pushtetin qe i kane dhene qytetaret si opozite!