Ndihmës Sekretari në Byronë Ndër-kombëtare të Narkotikëve të SHBA, Tod Robinson ka zhvilluar sot një takim në SPAK me kreun e Prokurorisë së posaçëm Altin Dumani.
Ai për dy orë zhvilloi takim me Dumanin dhe një numër të lartë prokurorësh. Sipas burimeve jo zyrtare është folur për punën e prokurorisë dhe mbështetjen e SHBA në luftën kundër trafikut të narkotikeve.
Zyrtari i lartë amerikan do ketë takim edhe me kryeministrin Edi Rama.