Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit ka bërë bërë një deklaratë të fortë kundër qeverisë shqiptare.
Nga forumi i Beogradit, ndihmës-sekretari i DASH për Evropën dhe Azinë, Matthew Palmer, i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të vijojë rrugën e nisur me Reformën në Drejtësi, për të larguar çdo njeri të drejtësisë, gjyqtar apo prokuror që ka marrë ryshfete dhe bën presione.
‘Ky është momenti i Tiranës dhe nuk duhet ta humbasë për të ardhmen e saj evropiane. Vendimi i Këshillit Europian të Qershorit për perspektivën e çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë më BE, reflekton vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të ringritur institucionet kryesore të Drejtësisë. Për të luftuar krimin e organizuar dhe për ta zhdukur korrupsionin.
Tirana duhet të kapë çastin, dhe t’i tregojë Brukselit dhe shqiptarëve se kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar të ardhmen evropiane. Ne i bëjmë thirrje Shqipërisë ta bëjë gjyqësorin të përgjegjshëm dhe të largojë gjyqtarët që kanë marrë ryshfete ose që bëjnë presione”, është shprehur zyrtari i DASH.