Nuk është çudi, por realitet që ndodh në Shqipëri dhe pranohet si e vërtetë e ligjshme, një dukuri që pasuron gjyqtarë, prokurorë, mjekë ligjor e avoaktë, të cilët bëhen “bashkë në “tepsi”.
Sa u zbulohen vjedhjet, pasuritë e paligjshme, abuzimet dhe krimet, bien nga pushteti e çohen para drejtësisë, “befasisht” ata “sëmuren” nga zemra, veshkat, sytë, diabeti, truri e paralizat dhe kërkojnë të kthehen në shtëpi e jo të mbahen në qeli!
Dhe drejtësia ua pranon “sëmundjen e befasishme”, duke caktuar ekspertë mjeko-ligjor, të cilët e dinë mirë “PIN”-in e këtyre lloj “sëmundjeve”, që “befasisht” kapin zyrtarët e kamur vetëm kur ata kapen “me prasë në dorë” dhe eskpertët lëshojnë raporte mjekësore, sipas diagnozës që deklarojnë avokatët e që siç dihet, pas paraqitjes së “ekspertizës me diagnozën e sëmundjes”, në 99% të rasteve, zyrtarëve të korruptuar u janë hequr prangat e janë lënë të lirë edhe si të… pafajshëm!