Cristiano Ronaldo ishte nën hetim për kartonin e kuq që mori në ndeshjen Valencia-Juventus, e vlefshme për grupet e Champions League.
Në atë ndeshje Ronaldo pati një përplasje me Jeison Murillo, të cilin e kapi për flokësh, për këtë UEFA hapi një hetim nëse do e cilësonte si gjest antisportiv, por mesa duket nuk është konsideruar si i tillë.
Për këtë Ronaldo do të mungojë vetëm për ndeshjen e radhës në Champions, për shkak të kartonit të kuq, që sipas rregullores lojtari që ndëshkohet me këtë karton mungon në ndeshjen e ardhshme.
Sulmuesi i Juventus rrezikonte deri në katër ndeshje pezullim nëse veprimi i tij do cilësohej gjest anti-sportiv (3 ndeshje për gjestin dhe 1 për kartonin). Me këtë penalizim Ronaldo humbet ndeshjen me Young Boys por do jetë në rikthimin e tij në “Old Trafford” kundër Manchester United.