Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, po kërkohet nga autoritet e rendit, sepse duhet të pranojë refuzimin nga ana e gjykatës së shtyrjes së vuajtjes së dënimit nga ana e tij me dy vjet burg, e duhet të shkoj menjëherë në qeli për shpërdorim detyre, për blerjen e një makine luksoze qeveritare me vlerë 600 mijë euro.
Ministria e Punëve të Brendshme pas njoftimit nga Gjykata Penale se nuk ka mundur ta gjejë ish-kryeministrin, Nikolla Gruevskin për t’i dorëzuar vendimin për t’u paraqitur në burg, sot pasdite ka lëshuar fletë-urdhërin për arrestimin e tij.
“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore Shkupi 1 ka dhënë urdhër për arrestimin e Nikolla Gruevskit dhe në datë 12.11.2018 në ora 16:30 e dorëzoi në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup dhe ka kërkuar njoftim për urdhërin e arrestit.
Menjëherë pas dorëzimit, MPB-ja vepron sipas kërkesës.”.