Real Madridi dhe Juventusi kanë mbyllur transferimin e Cristiano Ronaldos, nënshkrimin e shekullit, që ka ngërthyer mediat e mbarë botës ka prej një jave. “Mirupafshim” i golashënuesit më të mirë në historinë e “Los Blancos” është çështje orësh.
Pas marrëveshjes së arritur nga të dyja klubet. Florentino Perez e ka respektuar dëshirën e vetë yllit portugez, duke pranuar 105 milioën euro e Juventusit, që rrëmben legjendën eoklubit të bardhë, 33 vjeç, fitues i katër Champions-ve në “Bernabeu”.
Në orët e fundit, ngjarjet në këtë drejtim kanë precipituar. Siç konfirmon “Jugones de La Sexta”, këtë pasdite, drejtuesit e Real Madrid janë dakorduar për transferimin e portugezit te Juventusi për 100 milionë euro, me kërkesë të vetë CR7. Lojtari ka dhënë pëlqimin e tij dhe ka ndikuar në këtë vendimmarrje të fortë, duke i dhënë fund kohës së tij në Madrid, pas muajsh zhgënjim nga sjellja e drejtuesve të mbretërorëve spanjollë ndaj tij.
Andrea Agnelli, presidenti i Juventusit, ka udhëtuar sot për në Greqi, ku Cristiano Ronaldo është me pushime, me qëllim të arritjes së nënshkrimit të shumëpritur të “7”. Agnelli kishte kërkuar leje nga Real Madridi për këtë takim dhe klubi i bardhë ia ka dhënë.
Në “Bernabeu” kanë pranuar vendimin e Cristiano Ronaldos dhe ofertën prej 100 milionë eurosh, që kampionët italianë do të paraqesin. Historia legjendare e CR7 te Real Madridi po afron fundin e saj. Një tjetër histori është gati të nisë te Juventusi, por ndoshta edhe në Seria A, që tashmë do të ketë në gjirin e vet pesë herë fituesin e “Topit të Artë”. I gatshëm të vazhdojë të shkruajë me germa të arta kapituj të tjerë të karrierës së tij të ndritur.