osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zyrtare : Adriatik Llalla nën hetim për “pastrim parashë” Ja të gjitha detajet!

Zyrtare : Adriatik Llalla  nën hetim për “pastrim parashë”  Ja të gjitha detajet!

Ish Prokurori i Përgjithshëm i Republikës, Adriatik Llalla është nga sot nën hetim për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale, të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal të Shqipërisë.

Lajmi konfirmohet për Alpenews.al nga burime të sigurta, të cilat japin edhe detaje rreth këtij zhvillimi kaq të bujshëm.

Hetimet janë duke u zhvilluar nga një grup prokurorësht të caktuar nga Prokuroria e Përgjithshme, me asistencën direkte të partnerëve tanë ndërkombëtar, të kryesuar nga ekspertë të antikrimit nga SHBA dhe BE.

Hetimet janë fokusuar tek zbardhja e të gjitha pasurive të deklaruara ose jo nga ana e z. Llalla, mbi aferat dhe skandalet e pronave të bëra publike kohët e fundit nga mediat, tek jeta superluksoze e familjes Llalla, nga hetimi i bërë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ose shkalla e parë e vettingut një proces i ndërprerë pak kohë më parë me kërkesë të ish Kryeprokurorit.

Nga ana tjetër, i është kërkuar ndihmë FBI dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, të cilat po sjellin provat dhe faktet e tyre kundër Llallës, me anë të të cilave morën edhe vendimin për ti ndaluar hyrjen në SHBA katër pjestarëve të familjes Llalla.

Mësohet se çështja do ti kalojë pas kësaj për hetim JO Prokurorisë së Tiranës ku z. Llalla ka ende ndikim dhe konflikt interesi për shkak të emërimeve nepotike dhe korruptive që besohet se ka bërë kur ishte në detyrë.

Në këto kushte nisur edhe nga rregullat e procedimit që ndjek Prokuroria në raste të tilla, çështja pritet ti kalojë për juridiksion prokurorisë së qarkut më të afërt që në këtë rast janë ato të Durrësit ose të Prokurorisë së Elbasanit.

Eshtë hera e parë në historinë e Shqipërisë që një ish Prokuror i Përgjithshëm vihet nën hetim për akuzën e rëndë të pastrimit të parave të pista, një akuzë pothuajse e paralajmëruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit kur e motivoi futjen e familjes Llalla në listën e saj të zezë me përfshirjen në raste të mëdha korrupsioni të ish Kryeprokurorit, gjatë kohës që ka qenë në këtë detyrë.

Në një farë mënyre këtë zhvillim të sotëm e paralajmëroi edhe Prokurorja e Përgjithshme, znj. Arta Marku gjatë intervistës së dhënë mbrëmë në një televizion.

JA PER ÇFARE PO HETOHET ADRIATIK LLALLA:

Neni 287 – Pastrimi i produkteve të veprës penale

(Ndryshuar me ligjin nr.9086, datë 19.6.2003, neni 8; shtuar shkronja “dh” me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 24; ndryshuar shkronja “a” e pikës 1, shfuqizuar shkronja “ç” me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 24)

1. Pastrimi i produkteve të veprës penale i kryer nëpërmjet:
a) këmbimit ose transferimit të pasurisë, që dihet se është produkt i veprës penale, për fshehjen, mbulimin e origjinës së pasurisë ose dhënien e ndihmës, për të shmangur pasojat juridike, që lidhen me kryerjen e veprës penale;
b) fshehjes ose mbulimit të natyrës, burimit, vendndodhjes, vendosjes, zhvendosjes së pronësisë ose të të drejtave të tjera, që lidhen me pasurinë që është produkt i veprës penale;
c) kryerjes së veprimeve financiare dhe transanksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas ligjit për pastrimin e parave;
ç) shfuqizuar;
d) këshillimit, nxitjes ose thirrjes publike për kryerjen e secilës prej veprave të përcaktuara më sipër;
dh) përdorimit dhe investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave ose sendeve, që janë produkte të veprave penale, dënohen me burgim nga tre deri në dhjetë vjet dhe me gjobë nga 500 mijë lekë deri në 5 milionë lekë.

2. Kur kjo vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga 800 mijë lekë deri në 8 milionë lekë, ndërsa kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga 3 milionë lekë deri në 10 milionë lekë.

3. Dispozitat e këtij neni zbatohen edhe në rastet kur personi, që ka kryer veprën prej së cilës burojnë produktet e veprës penale, nuk mund të merret i pandehur, nuk mund të dënohet, ekziston një shkak që e shuan veprën penale ose mungon njëri nga kushtet e procedimit penal për një vepër të tillë.

PJESE NGA INTERVISTA E ARTA MARKUT PER ADRIATIK LLALLEN dhënë mbrëmë për Sokol Ballën në “Vizion+”:

A keni opinion për paraardhësit tuaj në këtë zyrë?

S’është në natyrën time, në etikën time që të jap një opinion për ta.

A keni opinion per ish kryeprokurorin Adriatik Llalla?

Kam opinion, por punën e tij e ka vlerësuar publiku, është përfolur aq shumë sa nuk gjej vend të përsëris gjë.

Ndaj zotit Llalla kemi nje situate te paprecedente, iu revokua viza deri te vendimi i DASH, me motivacion qe na shokoi te gjitheve per perfshirjen e tij ne afera te renda korruptive, ju si u ndiete?

Jam ndierë shumë keq, siç është ndierë, apo siç duhej të ndihej çdo zyrtar, aq më tepër për paraardhësin tim.

Nëse do hapte prokuroria një hetim, apo heton prokuroria ish drejtuesin e saj?

Departamenti Amerikan i Shtetit është treguar gjithmonë i gatshëm për të hetuar çdo zyrtar, edhe për rastin konkret.

Çfarë po bëni ju, ka një veprim konkret?

Le të themi që Prokuroria ka marrë përgjegjësitë e veta që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji, për më tepër nuk mund të flas për këtë çështje.

Përgatiti: Alpenews.al.p.s