osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zylfije Haklaj, mësuesja e fizikës që nxorri nga palltoja kallashnikovin dhe që.lloi mbi 10 burra

Zylfije Haklaj, mësuesja e fizikës që nxorri nga palltoja kallashnikovin dhe që.lloi mbi 10 burra

Policia e Shtetit ka publikuar listën e personave më të kërkuar të qarkut të Kukësit. Në këtë listë është edhe Zylfije Haklaj, e cila është e dënuar me 25 vite bu.rg, pasi mori hak për vëllezërit, duke vr.arë dy persona.

Zylfije Haklaj akuzohet për vr.asjet e Rasim Lumneshit dhe Ilir Gosturanit në vitin 2002 në Tropojë. Që prej vitit 2002 Zylfije Haklaj së bashku me familjen emigruan në Suedi duke kërkuar azil.

Historia e hakmarrjes

Familja Haklaj dhe Lumneshi fillimisht kanë pasur marrëdhënie të mira, por kur Haklajt mësuan nga informatorët se Rasim Lumneshi ishte rreshtuar me kundërshtarët, madje dyshonin se ai ishte truri i disa prej ngjarjeve më të rënda ndaj tyre, gjërat ndryshuan.

Sipas versionit që prokuroria ka paraqitur në gjykatë, rezulton se Zylfie Haklaj zbriti në Bajram Curri nga fshati i saj me një furgon pasagjerësh të rastit.

E gjatë mbi një metër e 90 centimetra, ajo e kishte të lehtë të fshihte poshtë palltos së saj një kallashnikov që e kishte hedhur në sup. Mësuesja e fizikës zbriti nga furgoni në qendër të qytetit, para monumentit të Bajram Currit dhe ngjiti shkallët në krah të tij, që të nxjerrin në trotuarin mbi shëtitoren kryesore.

Lokali ku qëndronin të ulur dhjetë burra të gjithë me armë në brez, qoftë me leje apo pa leje, ishte afro 100 metra larg. Ajo eci ngadalë për të mos tërhequr vëmendjen e klientëve të shpërqendruar të lokal “Ervin” që ndodhej vetëm 50 metra në vijë ajrore nga hyrja e komisariatit të Bajram Currit.

Sipas dëshmitarëve okularë, Lumneshit nuk i shpëtoi pa i rënë në sy silueta e një femre të gjatë që po ecte me hap të ngadaltë drejt tyre, por miqtë e siguruan të mos shqetësohej për asgjë.

Rreth orës 10:15 minuta Zylfije Haklaj ndodhej vetëm 10 metra larg tavolinës së Lumneshit. Ajo vetëm zbërtheu pallton dhe nga poshtë saj nxori kallashnikovin, të cilin nuk e hoqi nga supi, por hapi zjarr direkt duke qëlluar një nga një.

Të shtënat e para, që tronditën shëtitoren kryesore të Bajram Currit, në një nga orët më të populluara, i shkaktuan vdekjen e menjëhershme Rasim Lumneshit dhe Ilir Gosturanit. Ndërsa Hysni Biberi dhe kryetari i gjykatës së Tropojës, Kujtim Dusha mbetën të plagosur.

Nuk dihet a do të kishte patur viktima të tjera nëse mësueses së fizikës nuk do t’i bllokohej kallashnikovi. Kjo vrasje e cila bëri bujë të madhe në të gjithë Malësinë e Gjakovës, u cilësua si hakmarrje e motrës për vëllezërit e vrarë.

Në këtë kohë, fillimisht Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë arrest me burg në mungesë ndaj Zylfie Haklajt. Për akuzën e vrasjes së Rasim Lumneshit dhe Ilir Gosturanit, Zylfie Haklaj sipas policisë është dënuar nga gjykata me 25 vite bur.gim në mungesë.

Menjëherë pas vendimit të gjykatës dënimi është pasqyruar edhe në dosjen e Interpolit, i cili e renditi Zylfie Haklajn në listën e personave të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare.