Dje u luajtën sfidat e tjera të Ligës së Kombeve, ku padyshim e gjithë vëmendja është te supersfida Angli-Spanjë. Një përballje ku spektakli është i garantuar.por që përfundoi me rezultatin 1=2
Ndërkohë në sfidën e orën 18:00, Zvicra ka shpartalluar Islandën me rezultatin 6-0. Shaqiri, Albian Ajeti dhe Mehmedi ishin 3 futbollistët shqiptarë që gjetën rrugën e rrjetës në përballjen e sotme. Shirtin e kapitenit për skuadrën “helvete” e mbajti Granit Xhaka.
Në përballjet e tjera, Bosnja ka fituar në transfertë ndaj Irlandës së Veriut, ndërkohë që Bjellorusi ka shpartalluar 5-0 San Marinon. Ndërkohë fitore e artë për Finlandën ndaj Hungarisë. PanoramaSport