Zëvendës kryeministri, Luigi Di Maio ju drejton një letër publike të korruptuarve italian, duke shpallur arritjen e një ligji antikorrupsion, që përfundimisht do të fshij të korruptuarit. Është një ligj që nuk lejon asnjë shpëtim për të korruptuarit dhe as për ato që japin rryshfet. Kështu që të korruptosh nuk i leverdis më askujt për asnjë rast. Në një letër publike, të postuar në profilin e tij në Facebook ai shkruan që këtë javë qeveria do shqyrtojë këtë ligj si një masë për të korruptuarit e mëdhenj, ndër të tjera ai thote: “Po vjen ligji që të korruptuarit do të zhduken njëherë e përgjithmonë”
Ky është prononcimi publik i Di Maio:
“Të dashur të korruptuar dhe korruptues po ua bëj këtë njoftim publik për t’iu njoftuar zyrtarisht për faktin që këtë javë këshilli i ministrave do të shqyrtojë il Ddl të ministrit Bonafete që e kemi quajtur “Ligji i fshirjes të korruptuarve”. Është masa e parë kundër korrupsionit që diskutohet në Itali që pas luftes e deri sot. Praktikisht nuk lejon asnjë shpëtim për atë që korrupton dhe korruptohet. Pra të korruptosh nuk të leverdis më, askujt në asnjë rast. Përpara aprovimit të këtij ligji ju të korruptuar mund të mbështetet në faktin që do ju propozoj një rryshfet për mashtrim, për një konkurs, ose për një kontratë që padyshim askush nuk mund ta kuptojë. Me “Ligjin e fshirjes e të korruptuarve” nuk do jetë më kështu. Ndërsa të propozojnë për rryshfet mund të jetë një i infiltruar i forcave të policisë në krahun tënd që ti mendon se është pjesë e bandës, por ai është aty për të arrestuar një” Donnie Brasco” moderne. Figura e një të infiltruari mund të jetë edhe falë impenjimit tonë, do të keni frikë ta bëni dhe pranoni rryshfetin.”
Por shpjegimi i Di Maio nuk ndalet këtu, ai vazhdon:
“Në rast se ndonjëri vjen e kapet me rryshfet do të keni një surprizë tjetër. Nuk mund të vendosin më këmbë në zyrat publike, pra nuk do të jenë kurrë më në jetë pjesë e administratës publike. Mendoni se mund të negocioni është e drejta juaj por ju jeni të njollosur për jetë. Është mënyra e vetme dhe e drejtë për t’u mbrojtur nga ju, për të mbrojtur shtetin, për të mbrojtur sipërmarrësit e ndershëm që prej vitesh e kërkonin këtë ligj.”
Ligji Di Maio do të shpallet në ditët e ardhshme. Ndër të tjera ai përfundon: “Ky është skenari që ju pret përpara. Me “Ligjin e fshirjes të korruptuarve” nuk ju leverdis më. Mos e sfidoni fatin, mos e sfidoni shtetin. Boll e dëmtuat Italinë me punët tuaja të pista. Nga 4 marsi gjithçka do të ndryshojë. Tani përqëndrojuni dhe mos korruptoni më.”
Mesazhi mbyllet me një ps.në të cilën Di Maio i fton qytetarët që të dërgojnë një masazh tek ” ligji i fshirjes së të korruptuarve” duke përdorur hashtagun
#SpazzaCorrotti”.
Zëvendës kryeministri, Luigi Di Maio