Zv. Kryeminsitri i Shqipërisë Erion Braçe ka reaguar për grabitjen në Rinas, ku janë marrë 10 milionë euro.
Në një postim në mediat sociale Braçe shprehet se Policia e Shtetit ka të gjithë mbështetjen. Po ashtu ai bën me dije se ata që kanë grabitur janë një nga bandat më të rrezikshme.
“Gjithe mbeshtetjen per Policine e Shtetit; Burrat qe u perballen dje me nje prej bandave me te rrezikshme ne vend dhe eleminuan drejtuesin e saj; Burrat qe po hetojne intesivisht dhe qe kane identifikuar cdo bandit te perfshire; Burrat qe jane ne territor e vijojne ndjekjen!”, shkruan Erion Braçe.
Ai shkruan se do të ketë masa të forta për çdo person.
Braçe:
“Prioritet tani kapja e banditeve!
Ndaj mbeshtetje per cdo oficer te policise te perfshire ne hetime e operacionin e panderprere ne terren!
Pas kesaj,
padiskutim analize e plote e cdo elementi qe ka cenuar rende sigurine nga bankat ne aeroport,
masa te forta per cdokend!”