Në shtatë vjet që kanë përkuar edhe me kryerjen e Reformës në Drejtësi, duket se dhe reforma nuk ka dhënë asnjë efekt në përmirësimin e zbatimin të ligjit, drejtësinë penale, reduktimin e nivelit të korrupsionit.
Shqipëria sot është një vend ekzemplar që drejtësinë e munguar e ktheu në një drejtësi të cunguar dhe të shpartalluar. Fatkeqësisht kjo ndodhi edhe në saj të inkurajimit dhe ndihmës së verbër që i’u dha dhe po i’u jep shteti në kundërshtim me ligjet e Reformës në drejtësi.
Të krijojsh lehtësira të padëgjuara për një tufë ish prokuriorësh dhe gjyqtarësh që na e paskan kaluar “kanalin pa ujë” me emrin Veting, falë pelivanllikut të tyre dhe aftësisë së kamuflimit dhe fshehjes së krimeve në drejtësi, duke u hedhur hi syve ca arbitrave mediokër në profesion, si antarët e KPK dhe KPA është një thikë pas shpine për një Shqipëri të tërë, që i besoj reformës.
Shqipëria, fatkeqësisht, duket si shembulli klasik i një vendi me drejtësi problematike, që nuk po gjen dot rrugën e korrektimit. “World Justice Project”, institut kërkimor ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e renditi Shqipërinë të fundit në Europë, në indeksin e zbatimit të ligjit për vitin 2022.
“Forma më e keqe e padrejtësisë është drejtësia e pretenduar” është një shprehje e filozofit të lashtë grek, Plutonit.
Ndërsa kryeministri trumbeton se drejtësia pu punon shumëkush çuditet se si është e mundur që kryeshtetari nuk shikon që drejtësia dhe gjyqet po bëhen çdo natë nëpër banaqe studiosh televizive ku gjithfarë idioti, që nga emegracioni ku lanë pjata e deri te ca mikrofonistë rruguesh japin vendime, informacione, madje ta “tefterisin” dosjen hetimor para syve, a thua se janë ata prokurorët dhe hetuesit e çeshtjes.
Si nuk e di detyrën e shtetit për sjelljet skandaloze të strukturave në drejtësi? Përse nuk përdor levat e tij dhe të pushtetit për të ndaluar njëherë e mirë këtë skandal, që jo vetëm që nuk ka lidhje me drejtësinë, por është një gropë e zezë e padrejtësisë, që nuk duhet mbuluar por duhet pastruar.
Penalizimi i çdo drejtuesi dhe futja në burg e çdo punonjësi të administratë si të dyshuar dhe si të përgjuar është një tjetër krim. Përgjimi është indicie për kapjen e krimit në flagrancë dhe jo provë fajsie.
Politika pennale e këtyre banditëve të drejtësisë, duke i përdorur zyrtarët si kavie të eksperimentit të nisur prej vitesh në drejtësi, është politik kriminale. Ndaj zoti Rama duhet ndaluar dhe jo inkurajuar as nga frika as nga burrëria, por në emër të drejtësisë së vërtetë. /Ekskluzive.al