Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen.
Dorëheqja e tij besohet se ka ardhur si pasojë e rezultatit jo të mirë të partisë së tij, Lidhjes Socialiste Demokrate, në zgjedhjet e ditës së sotme.
Në daljen e parë pas zgjedhjeve lokale në vend, të cilat i vlerësoi si humbje të madhe, Zaev njoftoi se ka dhënë dorëheqjen si kryeministër i vendit dhe si kryetar i LSDM-së.