Vetëm pak ditë pas katastrofës së zjarrit që ranë në Atikën Lindorë, duke lënë të vdekur mbi 90 persona, ka ardhur edhe padia e parë ndaj shtetit grek.
Të afërmit e një burri dhe një gruaje, që mbetën të vdekur nga zjarret në Athinë, kanë paditur autoritetet shtetërore, zjarrfikësit dhe policinë mbi vdekjet e tyre.
Në raport, të afërmit e viktimave bëjnë thirrje për ndjekjen e atyre që janë përgjegjës për veprat penale të vrasjes serioze, vrasjen për shkak të neglizhencës, zjarrvënien e pyjeve për shkak të neglizhencës, lëndime trupore dhe çdo shkelje tjetër që rrjedh nga hetimi.
Në të njëjtën kohë, paditësit theksojnë në padi se asnjë zyrtar nga rajoni, komuna, policia, zjarrfikësi apo agjencia e mbrojtjes civile nuk kishte njoftuar banorët e zonës për rrezikun nga zjarri i afruar, rrugët e evakuimit, apo për urdhrat për evakuim.
Aktualisht një prokuror po heton shkakun e zjarrit dhe rolin e autoriteteve në reagimin ndaj zjarrit që vrau të paktën 91 vetë në qytetin bregdetar të Matit dhe në zonat aty pranë.
Ndërkohë, qeveria e Tsipras është përballur me një lumë kritikash nga ana e opozitës, që ka akuzuar se veprimet e autoriteteve ndaj zjarrit, kanë qenë jo të duhurat.