Një person ka humbur jetën pasi banesa e tij u përfshi nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë rreth orës 4:40 në rrugën “Ramazan Demneri”, në një apartament në katin e tretë. Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Policia ka bërë evakuimin e menjëhershëm të banorëve, ku dy prej tyre u është dhënë ndihmë mjekësore pasi ishin asfiksuar nga tymi.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Nga zjarri i rënë si pasojë e asfiksisë dhe djegies ka ndërruar jetë shtetasi L. C., rreth 60 vjeç i cili jetonte i vetëm në banesën ku ra zjarri.
Paraprakisht rënia e zjarrit dyshohet nga shkaqe aksidentale.