Ka rënë zjarr në Ishullin e Sazanit. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi njofton se që prej mesditës, 61 efektivë po punojnë për të neutralizuar flakët.
Sipas tij, përpjekjet vijojnë në kushte të vështira ku terreni dhe bimësia po vështirësojnë fikjen e zjarrit.
Postimi i Peleshit:
Që prej mesditës, 61 efektivë, kryesisht të Forcës Detare dhe forcat e gatshme të Forcës Tokësore, së bashku me zjarrfikës të Vlorës, po punojnë për shuarjen e zjarrit të rënë në Ishullin e Sazanit.
Përpjekjet maskimale vijojnë në kushte tepër të vështira ku terreni dhe bimësia vështirësojnë fikjen e zjarrit.