Një balonë kineze e vëzhgimit që Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkatërruan ditët e fundit ka nxitur reagime në të gjithë botën.
Kjo ngjarje mund të konsiderohet si një nga lajmet më të forta të këtyre ditëve pasi SHBA beson se balona e dyshuar kineze e vëzhgimit që u rrëzua mbi territorin e saj është pjesë e një flote më të gjerë që është shtrirë në pesë kontinente.
“Shtetet e Bashkuara nuk ishin objektivi i vetëm i këtij programi,” tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken. Ai shtoi se SHBA kishte shpërndarë informacionin e mbledhur nga mbetjet e balonës me dhjetëra vende të tjera. Ky informacion ka bërë që të ketë reagime të shumta në rrjetet sociale përfshirë dhe Shqipërinë.
Faqet e memeve kanë publikuar një foto të kreut të Partisë Demokristiane, Nard Ndoka i cili po merr rreze dielli dhe fotoja është bërë virale për shkak të mbishkrimit të saj. “Dalin pamjet e para nga ‘Balona spiune Kineze’ ja çfarë fotografoi ajo”.