Në një aktivitet të organizuar në detaje e siç e meriton vet Xhubleta, Parku i ri i Komunës së Tuzit u kthye mbrëmë në një vend pritës i figurave të njohura si nga jeta kulturore e artistike, ashtu edhe nga ajo politike.
Sfilata e Xhubletës e titulluar “Xhubleta dëshmitare e lashtësisë sonë”, u mbajt mbrëmë në ambientet fantastike të Parkut të Ri.
Me atmosferën e krijuar përreth, ky aktivitet të kthen mbrapa në kohën e gjysheve tona. Mbi tridhjetë vajza dhe gra, të rregulluara deri në detajin më të vogël, parakaluan të veshura me Xhubletën e vajzërisë dhe nusërisë, duke u’a prezantuar të pranishmëve por jo vetëm, por edhe të gjithë atyre që nëpërmjet mediave të pranishme patën mundësinë ta shijojnë këtë pjesë të trashëgimisë sonë kulturore, tashmë pjesë e UNESCO-s.