Fatmir Mediu ka reaguar për heqjen e “Shqiponjës” për shkak se aty pritet të kalojë projekti i Unazës së Re të Tiranës.
Kreu i Partisë Republikane, që njihet për “dashurinë e madh” ndaj atëdheut, shkruan në “Facebook” se marrëzia e Ramës nuk njeh asnjë kufi, teksa kujton se largimi i shqiponjës është një akt mosmirënjohje.
Ndër të tjera ai shkruan:
Kushtetuta, ligji, Instutucionet per te nuk kane asnje vlere. Mjafton vetem ai dhe mendja e tij.
A do te fshij cdo gje nga historia dhe kultura e Shqiperise, cdo gje qe nuk i pelqen apo qe e kane bere te tjere para tij.
Paranoja e tij nuk shkon vetem ne mohim dhe mashtrim por dhe shkaterrim.
Si mundet nje kryeminister te mos vleresoje nje xhest fisnik prej patriotesh te Lazim Destanit dhe familjes Destani me rastin e 100 vjetorit te pavaresie te cilet I dhuruan Tiranes shqiponjen, simbolin kombetar ne hyrje te Tiranes.
Kjo sjelleje dhe perdhosje e Rames me krahasime banale per te justifikuar cmendurine e tij eshte e turpshme”, shkruan Mediu.