Janë zbardhur detaje lidhur me makinën e djegur që u gjet në datën 8 janar në autostradën Gjegjan-Reps në Pukë. Mjeti tip “Skoda Fabia” ishte marrë me qira në Rinas nga një turist i huaj.
Asnjë informacion nuk u dha më tepër, ndërkohë që janë mediat otaliane ato që ngrenë alarmin, pasi automjeti ishte marrë me qira nga një sipërmarrës dhe ish-gjyqtar Italian, Davide Pecorelli.
Sipas këtyre mediave, italiani 45 vjeçar u largua nga Italia në ditët e para të vitit dhe u ul në aeroportin e Tiranës, por që prej asaj dite ai është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë.
Prej disa kohësh Pecorelli kishte zgjeruar tregun e dyqaneve të tij duke hapur aktivitete edhe në Shqipëri.