Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve, ku nafta është rritur me 9 lekë dhe do të shitet në treg me 208 lekë/litri.
Çmimi i benzinës është rritur me 12 lekë dhe do të shitet 189 lekë/litri.
Ndërsa çmimi i gazit mbetet i pandryshuar me 71 lekë/litri.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 17 janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Çmimet e mëparshme nuk ishin ndryshuar që nga data 20 dhjetor.