osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Zgjodha të të dua në heshtje, se në heshtje nuk gjej asnjë pengesë!”

“Zgjodha të të dua në heshtje, se në heshtje nuk gjej asnjë pengesë!”

Rumiun, bota islamike e njeh si poetin e saj më të madh, por prej kohësh ai është bërë poeti universal i shpirtrave që kërkojnë dashurinë dhe gëzimin e jetës.

Emri i tij i vërtetë është Jalal ad-Din Muhammad Rumi (1207-1273), i njohur edhe si Mavlana (Mjeshtri) Jalal ud din Balkhi, për shkak të vendlindjes së tij në Balkh të Persisë.

Por ata që e duan poezinë e tij, e thërrasin shkurt Rumi…

VARGJET
“Zgjodha të të dua në heshtje…

Sepse në heshtje nuk gjej asnjë pengesë,

Zgjodha të të dua në vetmi…

Sepse në vetmi askush nuk të ka veç meje,

Zgjodha të të adhuroj prej një farë largësie…

Sepse largësia më ruan nga dhimbja,

Zgjedh të të puth përmes erës…

Sepse ajo është më e lehtë se buzët e mia,

Zgjedh të të mbaj nëpër ëndrra…

Sepse atje ti je e pafundme.”

Përmallimi – një tjetër poezi
Dimri bie në ne

që pranvera të sjell një lindje të re.

Qaj lotët!

Lejo përmallimin!

Mallëngjimi sjell dorëzimin

dhe nga thellë një dëshirë të bëhesh i Lirë

SHPREHJET

1. Ndonëse rruga s’merr kurrë fund, bëj një hap përpara dhe vazhdo të ecësh, mos u tut nga largësia.

Në këtë rrugëtim, lëre zemrën të jetë udhërrëfyesja jote kur trupi ngurron dhe është mbytur nga frika.

2. Ti erdhe papritur dhe vodhe prej meje tri gjëra.

Durimin nga zemra, ngjyrën nga fytyra dhe gjumin nga sytë.

3. Jo vetëm ata që flasin të njëjtën gjuhë, por edhe ata që ndajnë të njëjtat ndjenja e kuptojnë njëri-tjetrin.

4. I thashë natës, “Nëse je e dashuruar me hënën, kjo sepse kurrë s’qëndron gjatë”.

Nata u kthye dhe më tha, “Nuk është faji im.

Kurrë nuk e shoh diellin, nga ta di që dashuria është e pafund?”

5. Ji i çmendur dhe i dehur me dashuri, nëse je shumë i kujdesshëm, dashuria nuk do të të gjejë.

6. Duhet të vazhdosh ta thyesh zemrën, derisa të hapet.

7. Lerë heshtjen të të çojë në bërthamën e jetës.

8. Duhet të hesht.

Të hesht.

Dhe ta lë dashurinë të përshkruajë vetveten: nën një përshkrim të lumtur, të gëzuar që s’merr fund kurrë.

9. Kurrë mos e humb shpresën, zemra ime, mrekullitë burojnë nga e padukshmja.

10. Mjaft me fjalë!

Hap dritaren në qendër të kraharorit…

Lëri shpirtrat të hyjnë dhe të dalin.

11. Mund të mësosh të dashurosh vetëm duke dashuruar.

12. Nëse fjalët dalin nga zemra, ato do të hyjnë në zemër.

13. Duke bërë si më thanë të tjerët, u verbova.

Duke shkuar kur të tjerët më kërkonin, humba.

Më pas u largova prej të gjithëve, edhe prej vetes.

Kështu i gjeta të gjithë, edhe veten.

14. Unë nuk jam këto flokë, nuk jam kjo lëkurë, jam shpirti që jeton brenda tyre.

15. Nëse ke shumë, fal prej pasurisë tënde.

Nëse ke pak, dhuro prej zemrës.

16. Bëhu si lulja që ia jep aromën edhe dorës që e këput.

17. Detyra jote nuk është të kërkosh dashuri, por të kërkosh dhe të gjesh të gjitha pengesat që vetja jote ka ndërtuar kundër dashurisë.

18. Nuk kam fe.

Feja ime është dashuria.

Çdo zemër është tempulli im.

19. Unë buzëqesh si një lule, jo vetëm me buzë, por me tërë qenien.

20. Mos u gënje nga bukuria ime, drita që më sheh në fytyrë vjen nga qiriu i shpirtit tim.

21. Kur bota të gjunjëzon, je në pozicionin e duhur për t’u lutur.

22. Përse po troket në çdo derë?

Jepi, trokit në derën e zemrës tënde!

23. Ai që vë intelektin mbi dëshirat është më i lartësuar se engjëjt, ai që vë dëshirat mbi intelektin, është më pak se një kafshë.