Është zgjedhur personi i cili do të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes në Greqi.
Menjëherë pas dorëheqjes së Panos Kammenos nga posti i ministrit të Mbrojtjes, kryeministri grek, Alexis Tsipras ka vendosur në këtë post Admiral, Evangelos Apostolakis.
Tspiras ka falenderuar Kammenos për punën e bërë në katër vite, duke shtuar edhe se vijnë nga parti të ndryshme dhe se momenti i ndarje do vinte.
“Për gati 4 vite kam qenë në një bashkëpunim të ndershëm dhe të sinqertë me Panos por vijmë nga familje të ndryshme politike. Pas një bisede të pastër me të e falenderoj me gjithë zemër për të gjithë kontributin e dhënë në koalicion”-tha kreu i qeverisë greke.
Ndërsa ministri që dha dorëheqjen, njëkohësisht lideri i partisë ANEL, Panos Kammenos, pas takimit me kreyministrin Alexis Tsipras, deklaroi se partia e tij do të tërhiqet nga koalicioni me qeverinë greke.
“Patëm një bashkëpunim që zgjati plot 4 vite në një qeveri për unitet kombëtar. Ne arritëm shumë sëbashku. Falenderova kryeministrin. Në çështje kombëtare, bashkëpunimi nuk mund të vazhdojë. ANEL tërhiqet nga qeveria,” – u shpreh Kammenos.