Ermal Onuzi është zgjedhur kreu i ri i Gardës së Republikës. Në garë për kreun e Gardës së Republikës ishin gjashtë konkurrentë, mes tyre edhe ish-kreu i Policisë së Shtetit Artan Didi. Emrat e kandidatëve ishin konkretisht:
Artan Didi, Dritan Osmani, Krenar Carcani, Klajdi Hajredinaj, Ermal Onuzi dhe Jona Lamko. Pas një procesi të gjatë dhe të detajuar të vlerësimit dhe intervistave, Ermal Onuzi ka dalë fitues dhe do të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr Gardën e Republikës.
Emërimi i Ermal Onuzit në këtë pozicion erdhi pas dorëheqjes së Gramoz Sakos nga kreu i Gardës së Republikës. Ai ka një eksperiencë profesionale në siguri, duke punuar më parë për një kompani konçesionare. Onuzi ka luajtur një rol të rëndësishëm në menaxhimin e çështjeve të sigurisë.