Ardita Sinani nga Partia për Veprim Demokratike shpalli fitoren mbrëmjen e djeshme në Preshevë për zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën e 2 qershorit.
Nga rezultatet preliminare të publikuara, PVD ka marrë 4078 vota.
Në një fjalim para mbështetësve Sinani u premtoi votueseve se do të udhëheq me përgjegjësi e këmbë në tokë me komunën e Preshevës.
“Me mençuri politike kemi dëshmu se dimë me udhëheq të gjitha proceset për 30 vite, ky proces ishte shumë i rëndësishëm. Dhe me maturi e me këmbë në tokë duhet ta qeverisim për katër vitet e ardhme, andaj me këtë fitore bindëse më keni ngarkuar me një përgjegjësi për të udhëheq me komunën e Preshevës. Urime me fat”, u shpreh Sinani, në videon e publikuar nga Tëvë1 në Kosovë.
Ajo u përcolli të fala votuesëve nga kreyministri i Kosovës, Albin Kurti. Kjo u shoqërua më pas me duartrokitje dhe thirrje të emrit të tij.
Rezultatet preliminare në zgjedhjet lokale në Preshevë:
Partia për Veprim Demokratik – 4078 vota – 11 këshilltarë
Partia Demokratike Shqiptare – 3093 vota – 8 këshilltarë
Alternativa për Ndryshim – 2856 vota – 8 këshilltarë
Lëvizja për reforma – 2140 vota – 6 këshilltarë
Aleanca për Luginën – 1154 vota – 3 këshilltarë
Unioni Demokratik Shqiptar – 566 vota – 1 këshilltar
Lista serbe – 641 vota – 1 këshilltar
Ndërsa Fronti për Ndryshim shpall fitoren e zgjedhjeve në Bujanoc.