Kryeministri Edi Rama ka uruar kandidatin e LDK-së Përparim Rama për fitoren në garën për Prishtinën.
Me një postim të Twiter Rama shkruan se është shumë kurioz për impaktin që do të ketë në Prishtinë një kryebashkiak arkitekt, risi interesante në një realitet sfidues.
“Shumë kurioz për impaktin që do të ketë në Prishtinë një kryebashkiak arkitekt, risi interesante në një realitet sfidues! Urime Përparim Ramës dhe mbarësi e sukses atij dhe të gjithë të zgjedhurve të rinj në krye të komunave të Kosovës”- shkruan Rama në Twitter.
Arkitekti Përparim Rama u shpall fitues i zgjedhjeve në Prishtinë pas raundit të dytë të votimeve, ku mposhti kandidatin e “Vetëvendosjes” Arben Vitia. Detyra e kryebashkiakut nuk është e panjohur për kryeministrin Edi Rama, që në të kaluarën ka drejtuar bashkinë e Tiranës.