osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zgjedhjet në Kongresin Amerikan, Donald Trump fushatë për kandidatët republikanë

Zgjedhjet në Kongresin Amerikan, Donald Trump fushatë për kandidatët republikanë

Zgjedhjet e Kongresit më 6 nëntor mund të zhvendosin balancën e pushtetit në Uashington dhe Presidenti Donald Trump po bën fushatë për kandidatët e partisë së tij. Në emisionin Plugged In, bashkëpunëtorja e Zërit të Amerikës, Greta Van Susteren analizon atmosferën parazgjedhore dhe motivet që nxisin amerikanët të shkojnë drejt kutive të votimit:

Ndërsa kanë mbetur vetëm pak ditë deri në zgjedhjet për Kongresin, republikanët po marrin një shtysë të fortë nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti Donald Trump po bën fushatë në mbështetje të kandiatëve republikanë në garat kyçe për senatin.

Megjithëse këto votime nuk janë për presidentin, kryetari i Bashkimit Konservator Amerikan, Matt Schlapp, thotë se Presidenti Trump është një shtysë e madhe për disa nga votuesit në këto zgjedhje.

“Është e pashmangshme që të shihet si referendum për presidentin, sepse ai dominon në politikë. Ai është në qendër të çdo cikli mediatik, kështuqë megjithëse mund të mos jetë faktori kryesor për çdo garë, në ditën e zgjedhjeve nuk ka diskutim që disa vota do të përcaktohen nga ajo që mendojnë votuesit për Donald Trumpin.”

Disa kritikë të presidentit kanë fajësuar retorikën e tij të nxehtë si nxitëse të armiqësisë dhe zemërimit në disa drejtime…

Kjo vjen pas një jave të dhunshme ku 11 besimtarë u vranë në një sinagogë në Pitsburg dhe një person nga Florida u arrestua për dërgimin e pakove-bombë 13 demokratëve me peshë dhe televizionit CNN.

Jim Malone, është korrespundenti kryesor për politikën në Zërin e Amerikës:

“Ajo që nuk dimë është se sa do të ndikojë tek zgjedhjet kjo atmosferë në vend. Por ajo që dihetë është se e ka larguar vëmendjen nga çështjet e rëndësishme për presidentin, si imigracioni apo karvani. Ai do të përpiqet ta rikthejë me shpejtësi vëmendjen tek ato”.

Edhe demokratët po përpiqen ta zhvendosin vëmendjen, duke e vënë më shumë theksin tek çështja e kujdesit shëndetësor.

“Presidenti po përpiqet të bëjë shumë zhurmë. Mendoj se publiku është i interesuar për çështjet kryesore dhe në këtë moment mendoj se çështja e kujdesit shëndetësor është shumë e rëndësishme për demokratët sepse republikanët janë përpjekur të shfuqizojnë programin e ish-presidentit Obama, përfshirë mbulimin me sigurime për ata që kanë sëmundje ekzistuese”, thotë Martin Frost, ish-anëtar demokrat i Kongresit dhe autor i librit “Ndasitë politike”.

Analistët politikë thonë se ruajtja e shumicës republikane në senat, është shpresa më e madhe për Donald Trumpin. Në bazë të sondazheve, demokratët duket se kanë gjasa të fitojnë në Dhomën e Përfaqësuesve kur amerikanët të shkojnë në kutitë e votimit të martën./VOA