Ka dalë Exit Poll-i parë për zgjdhjet presidenciale në Francë ku sipas një sondazhi të parë në Francë, Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen do të marrin të njëjtat vota. La Libre shkruan se të dy do të mblidhnin 24% të votave.
Jean-Luc Mélenchon, në pozitën e tretë, do të merrte 19% të votave. Ndërsa, Valérie Pécresse dhe Eric Zemmour do të mblidhnin secili nga 8%.
Në Francën rurale, ku sondazhet sugjeruan se votuesit do t’i drejtoheshin kandidatëve të ekstremit të djathtë dhe të majtë, ata kishin një pjesëmarrje më të lartë se në zonat urbane, ku presidenti Emanuel Macron konsiderohej favoriti i qartë.