Gazetari Anri Bala tha se entuziazmi i demokratëve për fitoren e Trump në Amerikë, është i pakuptimë. I ftuar në Intervistën e Ditës në Dritare TV nga gazetari Ermal Peçi, Bala tha se Amerika ka një projekt për Shqipërinë dhe ky projekt që po vihet në jetë përmes SPAK, nuk ndyshon me ndryshimin e presidentëve.
“Ka një lloj entuziazmi sikur Argita Malltezi është Ivanka Trump ndërsa Sali Berisha është Donald Trump. Unë jam dakord me entuziazmin sepse ka fituar një partia e djathtë, dhe partitë simotra gëzohen sepse PD në Shqipëri mund të përfitonte diçka nga partia demokrate në Amerikë.
Problemi është se këta kanë vendosur një reformë, një SPAK që nuk pyet më as për emra as për parti. Ju e shikoni që po goditen majtas dhe djathtas. Të gjithë janë të barabartë para SPAK, dhe këtu entuziazmi shuhet. Amerika ka një projekt në Shqipëri që të largojë nga skena politike të gjithë të korruptuarit ”, tha Bala në Dritare TV./L.F-dritare.net