osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zgjedhjet mësim për Trump, Republikanët mbajnë shumicën në senat

Zgjedhjet mësim për Trump, Republikanët mbajnë shumicën në senat

Qendrat e votimit në SHBA janë mbyllur. Shumicën e Senatit e mbajnë republikanët. Demokratët arritën të rimarrin shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.

Demokratët duket se e rimorën shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërkohë që shumica e Senatit mbetet në duart e republikanëve. Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë e lartë. Gara vazhdon për të ndryshuar balancën e pushtetit në Kongres. Demokratët duan të arrijnë shumicën në të dy Dhomat e Kongresit. Nëse e arrijnë këtë ata do të jenë në gjendje të pengojnë Trumpin të qeverisë i lirë. Në shumë zona zgjedhore rezulatet janë të paqarta dhe gara është shumë e nxehtë. Fituesit e parë janë bërë ndërkohë të ditur.

Në Nju Jork të gjithë kongresmenët e zgjedhur janë nga Partia Demokrate. Mes tyre edhe kongresmeni i mirënjohur prej shqiptarëve, Eliot Engel. Senatori i pavarur Bernie Sanders, arriti të rizgjidhej lehtë në Vermont. Kongresmenia e parë myslimane në historinë e Amerikës, do të jetë Rashida Tlaib, e sapozgjedhur në Miçigan. Katër gra i janë shtuar tashmë Senatit duke shtuar numrin e grave në përfaqësimin në institucionet më të larta të vendit. Mediat në Amerikë në përgjithësi folën për një “valë rozë” në këto zgjedhje, për shkak të numrit të lartë të grave kandidate.

Çështjet teknike

Lidhur me ecurinë e zgjedhjeve, mediat njoftuan gjatë gjithë ditës për rradhët e gjata dhe kohën e gjatë të pritjes së zgjedhësve për të dhënë votën. Sidomos në orët e para të mëngjesit. Qendrat e votimit u hapën që në orën 6 të mëngjesit për t’ i dhënë mundësi njerëzve të votonin, dhe të vazhdonin punën, meqenëse sot përveç që ishte ditë votimi, ishte ditë normale pune për të gjithë. Dy grupet e të drejtave të njeriut kërkuan shtyrjen e orarit të mbylljes së qendrave, për shkak të radhëve të gjata.

Grupe të të drejtave të njeriut njoftuan për probleme me makineritë e votimit, në 12 shtete. Këto zgjedhje organizohen nga autoritetet vendore në çdo shtet, dhe jo nga autoritetet federale.

Shoqëria amerikane është shumë e përçarë dhe kjo përçarje karakterizoi edhe zgjedhjet. Shumë vetë mendojnë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar. Temat më të rëndësishme për qytetarët amerikanë kanë qenë gjatë zgjedhjeve migracioni, sigurimi shëndetësor dhe ekonomia. Ditët e fundit presidenti Trump e ashpërsoi retorikën për migrantët që po pushtojnë Amerikën dhe shau liberalët amerikanë, gjëra që i interesojnë zgjedhësve konservatorë.

Kurse demokratët përdorën temat që kanë lidhje me jetën e përditshme, si sigurimi shëndetësor për të gjithë, dhe ruajtja e sigurimit shëndetësor edhe për të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore.

Testim për Trumpin

Votimet që zhvillohen në mes të periudhës së qëndrimit në post të presidentit, shihen si testim për politikën e tij. Kjo në përgjithësi, por në rastin e Trumpit edhe në veçanti, për shkak të polarizimit të madh që ka shkaktuar politika e tij. Shumë nga zgjedhësit thanë se shkuan të votojnë për t’ i treguar presidentit se nuk janë dakord me politikën e tij.

“Sot nuk është puna vetëm demokratë apo republikanë. Puna është tek rikthimi i kushtetutës dhe balancimi i administratës së Trumpit,” tha Nancy Pelosi, që drejton fraksionin demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve.

Vetë presidenti Trump qëndroi ditën e zgjedhjeve në Shtëpinë e Bardhë, dhe vazhdoi të dërgonte mesazhe me twitter. Demokratët fituan shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, dhe ai nuk do ta ketë të hapur rrugën për të vazhduar politikën e tij si deri tani, pa patur nevojë të bëjë kompromise. Projektligje për çështje të rëndësishme nuk mund ta kalojnë Kongresin pa miratimin e demokratëve./DW