Gazetari Sokol Balla ka komentuar sërish zërat për ndryshime në qeveri, veçanërisht pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Partisë Socialiste.
Balla mendon se ministrat e kanë kuptuar se mënyra se si po qeveriset nuk është më e mira e mundshmë, por është më keq se kabineti paraardhës.
Po ashtu, ai i bëri thirrje kryeministrit të jetë i sinqertë me publikun dhe të pranojë se Veliaj do rikandidohet, ndësa Vangjush Dako dhe Qazim Sejdini nuk do jenë pjesë e garës.
“Po futemi në vit elektoral dhe z.Rama duhet ti japë fund këtyre dilemave absurde, gjëegjëzave me 7 pikëpyetje, kush do të jetë kandidat për Tiranën, kush për Durrësin kush për Elbasanin. Z.Rama duhet të jetë i sinqertë për publikun dhe të thotë, po z.Veliaj do të jetë kandidat për Tiranën, ne do të gjejmë kandidat të tjerë falenderojmë Vangjush Dakon,
Qazim Sejdinin dhe do të gjejmë, i kanë gjetur dy kandidatë por nuk i thonë. Një kandidat tashmë ka filluar fushatën në Elbasan po ashtu edhe në Durrës, por ai nuk e thotë”, përfundoi Balla.