osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zgjedhjet lokale në pranverën e 2022, PD-PS gati marrëveshjen për territorialen, vendimi i Kushtetueses brenda tetorit pas opinionit të Venecias

Zgjedhjet lokale në pranverën e 2022, PD-PS gati marrëveshjen për territorialen, vendimi i Kushtetueses brenda tetorit pas opinionit të Venecias

Pavarësisht fitores që korri në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe administrimit të pushtetit vendor, socialistët kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore. Në 30 qershor të vitit 2019 Partia Socialiste fitoi 60 nga 61 bashki që ka në total Shqipëria, ndërkohë që opozita e drejtuar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i bojkotuan këto zgjedhje.

Sot që flasim janë 6 bashki pa kryetar. Por gazeta ka mësuar se në takimet e fundit të udhëhequra nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, ku janë prezantuar drejtuesit politikë të PS në qarqe të ndryshme të vendit, i është dhënë porosi bazës socialiste që të përgatitet për zgjedhjet të parakohshme vendore.

Sipas informacioneve, mësohet se të gjitha degët e PS në gjithë Shqipërinë janë porositur të përgatiten për zgjedhje vendore. Madje, një gjë e tillë është paralajmëruar në rrjetet sociale nga numri 2 i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri gjatë kësaj fundjave që shkoi në disa takime që ka pasur në 7 bashkitë e Qarkut të Elbasanit.

“Bashkë me kolegët e mi, Evisin, Gledin dhe kolegë të tjerë deputetë, kemi filluar një proces analize me elektoratin për të gjithë punën e bërë, me qëllim që të nxjerrim më të mirën e mundshme të asaj që u arrit. Ne kemi filluar që tani përgatitjet për zgjedhjet vendore”, shkruan Gjiknuri. Sipas burimeve PD-PS pritet të shkojnë drejt një marrëveshje që në periudhën prill-maj të kemi zgjedhje të reja.

Konsensusi për reformën territoriale pritet të sjellë dhe zgjedhje të reja vendore. Partia Demokratike kërkon ndryshimin e numrit të bashkive dhe një riorganizim të ri, ndërkohë që nga ana tjetër edhe Partia Socialiste kërkon uljen e qarqeve, çka do thotë se nëse ka konsensus mes palëve, vendi shkon drejt zgjedhjeve lokale në pranverë.

Opinioni i Venecias

Ndërkohë, arsyeja tjetër që tregon se vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme vendore, ka të bëjë me lëvizjen që ka bërë Gjykata Kushtetues, e cila kërkoi pak ditë më parë opinion nga Komisioni i Venecias dhe debatit që ka shkaktuar ligjshmëria ose jo e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Më konkretisht, “Venecia” do mblidhet për çështjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit në 14 tetor. Mirëpo, në eksperiencat e kaluara, Komisioni i Venecias përpara se të japë opinionin final për një çështje, del me një draft paraprak. Kështu që sipas informacioneve, mësohet se “Venecia” mund ta nxjerrë në ditët në vijim një opinion paraprak dhe nisur nga presioni i madh, madje dhe nga frika e ndonjë surprize që mund të ndodhë si pasojë e vendimit që Kushtetuesja do të marrë për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, pas konsultave që do marrë nga Komisioni i Venecias, mësohet se Gjiknuri ka udhëzuar vartësit e vet që të përgatiten sikur zgjedhjet vendore të mbahen nesër.

Ndërkohë, sido që të shkojë situata, Komisioni Venecias do flasë zyrtarisht në 14 tetor për zgjedhjet lokale të 30 qershorit dhe nëse i cilëson ato si të paligjshme, vendi do shkojë në zgjedhje të parakohshme vendore. Megjithatë edhe nëse “Venecia” nuk i hap dritën jeshile mbajtjes së zgjedhjeve vendore të parakohshme, në Shqipëri do të këtë zgjedhje të pjesshme lokale për shkak se janë disa bashki pa kryetar. /Rigels Seliman