Janë numëruar 99.8 përqind të votave në komunat e Kosovës. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 2477 qendra votimi, janë numëruar 2.477.
Në zgjedhjet e datës 17 tetor, nga 1 milion e 885 mijë e 448 persona me të drejtë vote, kanë votuar 779 mijë e 960 qytetarë.
Qytetarët e 21 komunave duhet t’u drejtohen përsëri kutive të votimit pasi dështuan që t’i zgjedhin prijësit e tyre këto zgjedhje të mbajtura ditën e djeshme.
Ndërsa, 17 komuna të tjera, kanë zgjedhur tashmë kryetarin që do i drejtojë në 4 vitet e ardhshme.
Fituesja e këtij raundi të zgjedhjeve është Lista Serbe, e cila fitoi nëntë komuna nga 10 sa garonte. E dyta është Partia Demokratike e Kosovës e cila në këto zgjedhje fitoi pa balotazh në Skenderaj, Mitrovicë, Ferizaj, Kaçanik e në Han të Elezit.
E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës e cila ka fituar në Pejë e Lipjan, ndërsa po aq komuna sa LDK-ja ka edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila arriti ta mbajë pushtetin në Suharekë e Deçan.
Kurse, fituesja e zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur që ta mbajë asnjë komunë në të cilën ajo qeveriste.
Ndërsa, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 21 komuna do të shkojnë në balotazh, mes tyre të gjitha komunat e mëdha përveç Mitrovicës e Pejës.
Gjakova (AAK-LVV)
Gjilani (LVV-LDK)
Dragashi (PDK-LDK)
Klina (AAK-PDK)
Kamenica (PSD-LVV)
Podujeva (LVV-LDK)
Prishtina (LVV-LDK)
Prizreni (LVV-PDK)
Vitija (LDK-LVV)
Vushtrria (PDK-LDK)
Malisheva (Nisma-PDK)
Juniku (AAK-LDK)
Mamusha (KDTP-KATP)
Gllogovc (PDK-DD)
Kllokot (Lista Serbe-GI SNS)
Istog (LDK-AAK)
Shtime (PDK-LVV)
Rahovec (AAK-LVV)
Fushë Kosova (LDK-LVV)
Obiliqi(IQO-LVV)
Kaçanik (PDK-LVV)