osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Zgjedhjet lokale: KQZ merr vendimet e rëndësishme për partinë e Patozit dhe Aleancën Kuq e Zi

Zgjedhjet lokale: KQZ merr vendimet e rëndësishme për partinë e Patozit dhe Aleancën Kuq e Zi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme ka marrë dy vendime të rëndësishme, në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Kështu KQZ nuk ka pranuar kërkesën e Salvador Kaçajt për tu dorëhequr nga gara si kandidat i Partisë Bindja Demokratike për Bashkinë e Lezhës, ndërsa nuk publikohet arsyeja e refuzimit.

‘Për shqyrtimin e kërkesës së dorëheqjes së kandidatit për kryetar të Këshillit Bashkiak Kavajë z. Bledar Sinella. KQZ vendosi që materialet e dosjes së dokumenteve të kandidimit për Kryetar të Bashkisë Kavajë, z. Bledar Sinella, t’i kalojnë Prokurorisë së Kavajës.’, thuhet në njoftimin e KQZ.

Gjithashtu një tjetër vendim i Komisionit është dhe refuzimi i listës shumemërore të kandidatëve për Këshillin e Bashkisë Tiranë, të Partisë Aleanca Kuq e Zi, pjesëtare e Koalicionit ‘Shpresa për Ndryshim’, ndërkohë që dhe për këtë vendim nuk jepet arsyeja.

‘Për refuzimin e listave shumë emërore të kandidatëve për anëtarë në këshillin e bashkisë Tiranë të depozituara nga Partia Aleanca Kuq e Zi, pjesëtare e koalicionit ‘Shpresa për Ndryshim’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019′. KQZ vendosi refuzimin e listës shumëemërore të kandidatëve për Këshillin e Bashkisë Tiranë, të Partisë Aleanca Kue Zi, pjesëtare e Koalicionit ‘Shpresa për Ndryshim’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019′, mbyllet njoftimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.