Pas humbjes në zgjedhjet e datës 7 shkurt për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Bashkim Fino, paralajmëroi pas procesit zgjedhor se do të ankimonte vendimet e Asamblesë Zgjedhore.
Fino ka vendosur që t’i shkojë deri në fund kësaj çështje duke e apeluar në Gjykatën e Lartë të arbitrazhit në Nyon të Zvicrës, CAS, zgjedhjen e Armando Dukës në krye të FSHF-së.
Bashkim Fino kërkon pavlefshmëri të procesit zgjedhor të datës 7 shkurt ku ai kontestoi ashpër votimin e shoqatave që rezultonin fantazmë pasi nuk figuronin të regjistruara në Gjykatë.
Gjithashtu, në ato zgjedhje kishte kontestime dhe nga ana e kandidatëve të Komitetit Ekzekutiv të cilët kanë hasur në parregullësi gjatë votimit. (TemA)