Sot, 19 shkurt hapet zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme. Në 6 Mars do të zgjidhen kryebashkiakët e Shkodrës, Durrësit, Rrogozhinës, Lushnjes, Vorës dhe Vaut të Dejës, teksa tashmë kandidaturat janë bërë publike nga kryetarët e partive.
Këto zgjedhje nuk do të jetë aspak normale, kjo sepse si asnjëherë më parë demokratët futen në garë të përçarë, pasi lufta e Sali Berishës me Lulzim Bashën është reflektuar edhe në betejën elektorale, e cila më shumë si një garë mes kandidatëve, është konsideruar si një tregues forcash për secilin prej tyre.
Këto zgjedhje janë konsideruar si shumë të rëndësishme për të kuptuar peshën e Bashës dhe Berishës te demokratët, në një kohë kur të dy pretendojnë se kanë shumicën.
Lëvizja Socialiste për Integrim, partia e themeluar nga presidenti Ilir Meta, një aleate e fortë e PD në 25 prill, u shndërrua në një mekanizëm për të regjistruar Sali Berishën në zgjedhje në siglën e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ dhe të 6 kandidatët janë një propozim i tij.
Berisha pretendon se emrat e tij janë kandidatë të vërtetë të PD-së, por të njëjtin argument ka dhënë edhe Lulzim Basha, ku nuk kanë munguar sulmet mes njëri-tjetrit.
Mirëpo teksa në PD ka marrë një vëmendje “lufta e brendshme”, në PS duken më të qetë e më të sigurt që do arrijnë që t’i fitojnë të 6 bashkitë, e ndërsa vetë kryetari i partisë, njëherazi edhe kryeministri, Edi Rama nuk i ka cilësuar zgjedhjet si prioritet të socialistëve, aq sa më të rëndësishme ka cilësuar formularin e Këshillimit Publik. Ai ka zgjedhur që të kandidojë emrat që deri më tani kanë qenë të komanduar për drejtimin e bashkive.
KQZ-ja ka njoftuar 654,538 shtetas shqiptarë kanë të drejtë të marrin pjesë në votimet e pjesshme të 6 marsit që do të zhvillohen në gjashtë bashki të vendit. Janë 10,134 zgjedhës qe votojnë për herë të parë, ndërsa 135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit. 941 është numri i qendrave të votimit.
Kandidatët e PD
Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati,
Bashkia Durrës: Luan Hoti
Bashkia Lushnjë: Indrit Sefa,
Bashkia Dibër: Luan Haka
Bashkia Rrogozhinë: Ferdinand Saraçi
Bashkia Vorë: Ymer Marku.
Kandidatët e PS
Për Bashkinë Durrës, PS garon me Emirjana Sakon, aktualisht kryetare në detyrë.
Për Bashkinë Shkodër, PS garon me Majlinda Angonin, aktualisht prefekte e qarkut Shkodër.
Për Bashkinë Dibër, PS garon me Rrahim Spahiun, me karrierë të gjatë në administratën publike dhe atë bankare.
Për Bashkinë Rrogozhinë, PS garon me Edison Memolla, aktualisht kryetar i komanduar.
Për Bashkinë Vorë, PS garon me Blerim Shera, arsimtar.
Për Bashkinë e Lushnjës Eriselda Sefa
Kandidatët e Grupit të Rithemelimit (Sali Berisha+LSI)
Bashkia Shkodër: Bardh Spahia
Bashkia Durrës: Ardian Muka
Bashkia Lushnjë: Eton Bano
Bashkia Dibër: Premtim Kryemadhi
Bashkia Rrogozhinë: Hekuran Xhani
Bashkia Vorë: Lulzim Vrana