osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zgjedhjet e 25 prillit, masakër apo sukses?!

Zgjedhjet e 25 prillit, masakër apo sukses?!

Mbi 1,6 milionë shqiptarë iu drejtuan kutive të votimit, më 25 prill, për të shprehur vullnetin e tyre. Për dy vite, ky proces elektoral shihej nga qytetarët, politika, por edhe ndërkombëtarët, si dita e kapërcimit të krizës së thellë politike, në të cilën gjendej vendi me dy opozita, me mandate të djegura dhe me një super mazhorancë.

Tejkalimi i krizës kërkoi që palët të uleshin në tryezë për të ndryshuar Kodin Zgjedhor, me partitë parlamentare e joparlamentare, për të dalë në fund në një produkt final që më pas nuk u respektua nga shumica.

Kur presidenti dekretoi 25 prillin si datën e zgjedhjeve, institucioni që duhet të përgatiste procesin nuk ishte zgjedhur ende. Formula e re e ndau Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në tri hallka, ku në gjashtë muaj duheshin implementuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe përgatitjen e procesit.

Opozita kërkonte më shumë garanci përballë një super mazhorance dhe në fund gjeti dakordësinë për identifikimin elektronik të zgjedhësve dhe propozimin e zëvendëskomisionerit shtetëror të zgjedhjeve me të vetmen detyrë, implementimin e teknologjisë në procesin elektoral. Por koha për të cilën duhej përgatitur ky proces ishte e ngushtë, shpresa për sukses, e vogël.

Mazhoranca, duke zotëruar mbi 94 kartonë jeshilë në Kuvend, nuk ndenji duarkryq, por e shfrytëzoi si mundësi për të ndryshuar Kodin Zgjedhor e vetme dhe duke pretenduar politikisht se kjo vinte pas një bashkëpunimi me opozitën parlamentare.

Një pjesë e mirë e atyre që konsideroheshin si rivalë në Parlament, u shpërblyen nga Rama duke u bërë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të PS-së. Futja e nocionit të listave të hapura, ndarja e listave në pjesë fituese dhe humbëse dhe ndryshimi i formulës së koalicioni ishin tri lëvizjet taktike në shahun politik, beteja e së cilës vijoi deri në fund të vitit 2020 në Komisionin e Venecias. Në finale, fitoi shumica, jo se bindi ekspertët ndërkombëtarë, por koha kishte ecur aq shumë, sa rrëzimi i ndryshimeve në Kod mund të rrëzonte zgjedhjet.

Pavarësisht këtyre humbjeve taktike, opozita kishte mundur të shkruante në ligj që shumica mos të bënte fushatë me asetet publike. Në mënyrë të vazhdueshme, opozita denonconte në KQZ zyrtarë shtetërorë të cilët përdornin certifikata legalizimi apo shtëpi të rindërtuara pas tërmetit për t’ia paraqitur publikut si reklamë e punëve të mira qeveritare. Por gjobat që vendoste Komisioneri, i falte KAS ku mazhoranca ka shumicën e anëtarëve, duke ngritur edhe pyetjen se sa e efektshme ishte kjo nismë.

Pavarësisht polemikave, kreu i qeverisë nuk mundi të organizonte aktivitete publike të transmetuara në media, ku jepte çelësa shtëpish të rindërtuara pas tërmetit, apo të shpërndante certifikata legalizimi në evenimente publike, duke ndryshuar edhe formatin e fushatave elektorale.

Ditët avanconin dhe pretendimet e palëve u rritën në dy drejtime. Teknologjia për opozitën duhet të ishte një çështje e padiskutueshme. Mazhoranca në krahun tjetër vijoi presionet publike ndaj institucionit për votën e emigrantëve. Energjitë e shpenzuara në këtë drejtim rezultuan të pasuksesshme.

Data 25 prill mbërriti. Procesi i votimit vijoi normalisht. Demokratët ishin ata që në mbyllje të votimit shpallën fitoren, nisur edhe nga publikimi i disa exit-polleve, ndërsa socialistët më të stepur në qëndrime publike. Por numërimi i votave prodhoi një rezultat tjetër. Edi Rama fitoi mandatin e tretë.

“Makinacioni më i madh industrial për blerjen e votës. Masakër zgjedhore. Beteja sapo ka nisur”… Pas fjalëve të Bashës, opozita u mobilizua në mbrojtjen e saj në hallkën e tretë të KQZ-së, Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, ku ankimoi rezultatet e 9 qarqeve në të cilat pësoi disfatën përballë PS-së.

Partia Demokratike kishte të njëjtat kërkesa për KAS, marrjen e provave shtesë, gjë e cila sipas tyre do të vërtetonte masakrën zgjedhore. Procesi i ankimimeve u transferua në Kolegjin Zgjedhor, por përsëri nuk prodhoi ndryshim në rezultat, ku kërkesat e PD-së dhe LSI-së rrëzoheshin njëra pas tjetrës.

LSI arriti të merrte në KAS hapjen e kutive të dy qarqeve, Berat dhe Durrës. Edhe në këtë rast, e vetmja gjë që u provua ishin votat që i jepnin fitoren PS-së. Opozita vijoi mos ta njihte si proces duke e cilësuar masakër elektorale, ndonëse në zgjedhje u aplikua teknologjia e kërkuar prej saj.

Gjendur përballë dy pretendimeve ekstreme, çfarë simbolizon 25 prilli për Ilirjan Celibashin që drejtoi të gjithë procesin, një masakër elektorale, apo sukses demokratik? “Ata që mendojnë se ishin zgjedhjet më të mira, e kanë gabim, ata që mendojnë se ishte masakër, e kanë gabim”, thotë Komisionieri Shtetëror.

Tashmë tri hallkat e KQZ-së kanë krijuar eksperiencën në përgatitjen dhe menaxhimin e proceseve elektorale, megjithatë, të gjithë aktorët brenda këtij institucioni kanë ide se si mund të përmirësohet.

Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit treguan të mirat dhe të këqijat e proceseve elektorale në Shqipëri. Mësimi më i mirë që doli ishte përdorimi i teknologjisë në zgjedhje, sidomos ajo për votimin dhe numërimin elektronik. Tashmë, kërkesat e ekipit që menaxhoi procesin zgjedhor duhet të dëgjohen nga parlamenti, i cili është futur në sezonin e ri të ngërçit politik. Ngritja e Komisionit për reformën zgjedhore nuk po gjen gjuhën e përbashkët ndërmjet mazhorancës dhe opozitës.

Viti 2021 nuk arriti të zgjidhë fenomenet negative të politikës shqiptare. Konflikti dhe ndasia ndërmjet mazhorancës dhe opozitës duket se do të shoqërojnë edhe Vitin e Ri. 2022 edhe pse nuk është një vit zgjedhor, mund t’i vendosë përpara sprovës sërish aktorët e proceseve elektorale, me zgjedhje të pjesshme të parakohshme në 6 bashki të vendit./ A2