osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zgjedhjet e 14 majit, Spahiu tregon bashkitë që do të fitojnë çifti Berisha-Meta dhe sulmon Këlliçin

Zgjedhjet e 14 majit, Spahiu tregon bashkitë që do të fitojnë çifti Berisha-Meta dhe sulmon Këlliçin

Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu analizoi situatën politike në vend, në një kohë kur na ndajnë vetëm tre javë nga zgjedhjet e 14 majit.

Sipas Spahiut, opozita ka hyrë në zgjedhje me kandidatura humbëse dhe lufta e vërtetë e saj është të marrë vendin e dytë ose vendin e tretë, pasi vendin e parë do ta fitojë sërish Partia Socialiste. Madje Spahiu komentoi posterin e kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi që u vendos në rrugët e Tiranës, për të cilin u shpreh se fillimisht e mendoi si një sarkazëm të Partisë Socialiste për kandidatin kundërshtar. “Mendova se këtë poster me dy gishtat e ka bërë Partia Socialiste për Belindin.

Ajo që më çudit është se në këtë fushatë të dy krahët politikë nuk e marrin seriozisht kandidaturën e Belind Këlliçit, aq sarkazëm bëjnë sa i kanë kaluar edhe kufijtë. Këtu për shembull notat e racizmit me ngjyrën e lëkurës së Këlliçit janë të papranueshme. Të mos harrojmë që në Angli kryeministri është i një race tjetër dhe kjo nuk është më një lajm.

Por është ironizuar duke i kaluar caqet, si Rama që e krahason me një ahengxhi rom që i bie firzamonikës, qoftë Berisha që e quan esmerin e partisë. Mendova se baneri me dy gishta i Këlliçit ishte bërë nga PS”, deklaroi ai. Po ashtu, Spahiu tregoi se cilat qytete do të fitojë koalicioni “Bashkë fitojmë” i Berishës dhe Metës, në zgjedhjet e 14 majit.

“Mendoj që koalicioni Berisha-Meta në këto zgjedhje do fitojnë disa bashki në veri të Shqipërisë. Do fitojnë Tropojën, Kukësin, Pukën, Malësinë e Madhe, Shkodrën, Kurbinin. Por, nuk do të arrijnë poshtë Fushë Krujës. Në diskutim do të jetë Kavaja ose Kamza, por asnjë nga bashkitë e mëdha, si Durrës, apo Elbasan”, nënvizoi Spahiu.