ali Berisha thotë se koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të ketë fitore “dërrmuese” në zgjedhjet vendore të 14 Majit.
I ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Berisha e mbështeti deklaratën e tij mbi disa të dhëna dixhitale, siç i quajti ai.
E në këtë pikë nxorri një raport për garën në Elbasan, ku sipas tij, kandidati i “BF” Luçiano Boçi ka pëlqyeshmëri më të madhe se rivali socialist Gledian Llatja.
Tani për tani epërsia sipas të dhënave se për herë të parë shof duhet lexuar në botën dixhitale. Do shihni se çfarë negativiteti… Bota dixhitale është bota pa censurë.
Sipas përllogaritjeve dixhitale të fundit, Partia Demokratike do të ketë një fitore dërrmuese. Këto janë të dhënat e botës dixhitale në Elbasan.
Gledian Llatja na del me 100 mijë Euro në llogari dhe del i pashtëpi, dhe nuk dihet origjina e eurove, mirëpo Elbasani po e kupton”, tha Sali Berisha.