osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Zgjedhjet brenda demokratëve të manipuluara, kandidatja për kryetare në degën nr.2 nxjerr listën: Ç’duan votuesit nga Kukësi në Tiranë?

Zgjedhjet brenda demokratëve të manipuluara, kandidatja për kryetare në degën nr.2 nxjerr listën: Ç’duan votuesit nga Kukësi në Tiranë?

“Të manipuluara” – Kështu janë shprehur disa prej demokratëve për zgjedhjet e së shtunës, 11 janar, në degën nr.2 të Partisë Demokratike në Tiranë.

Lidhur me këto zgjedhje ka ardhur një tjetër reagim nga kandidatja për postin e kryetares në këtë degë.

Irma Marku, përmes një reagimi publik në llogarinë e saj në “Facebook”, i është drejtuar me një pyetje grupit të punës në zgjedhjet e 11 janarit.

Teksa ka publikuar me emër të gjithë anëtarët të cilët kanë marrë pjesë në votim, Marku pyet Mimoza Hajdarmatajn, Jorida Tabakun, Mirlinda Çollakun, Sokol Allarajn dhe Anisa Kadeshan se “kush i ka sjellë votuesit e degëve të tjera, edhe nga Kukësi, që të votonin në degën nr.2?”.

Lidhur me zgjedhjet e 11 janarit reagoi edhe ish-drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa, i cili i kërkoi publikisht ish-kryeministrit Sali Berisha që t’i japë fund kësaj “sëmundje të hershme” pasi në të kundërt kjo ndërhyrje nga lart e Kryesisë Qendrore nëpër degët e PD-së, do e “shpartallojë” vullnetin e votuesve demokratë dhe askush nuk do t’i besojë më.

“Ajo që ka ngjarë dje me zgjedhjet në degën nr. 2 të PD-së në Tiranë me megamanipulimin e vullnetit të lirë të anëtarëve të kësaj dege, me truket, falsifikimet, për të nxjerrë me doemos një fitues sipas shijeve të diktuara nga Grupi i Punës, është një ogur kobzi për perspektivën e ardhshme të zgjedhjeve nëpër degët e tjera dhe minim i rrugës së popullit demokrat drejt 11 majit 2025”, shkruante Tufa ndër të tjera.