osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zgjedhje të përgjithshme në maj, një ëndërr pranverore e radhës

Zgjedhje të përgjithshme në maj, një ëndërr pranverore e radhës

Karta e zgjedhjeve të parakohshme në muajin maj ose një muaj para lokaleve, është një nga spekulimet më flagrante të kryetares së LSI-së, e cila kërkon t`ua servirë militantëve si një karrem për t’i mbledhur për hall të vet në tubimet çdo të enjte në Tiranë. Është një nga ato manovrat fiasko, ëmbëlsirë në fund të një direkte të bollshme që synon për t’u dukur si një bashkim i madh kombëtar, për të karikuar mbështetësit e mbetur për betejën përfundimtare në emër të pushtetit, kundër mazhorancës, e cila i qëndron idesë se është gati për dialog, po jo për negociata në kurriz të demokracisë dhe dorëzim i pushtetit pa votë.

Edhe pse Monika Kryemadhi, luan me datën e zgjedhjeve të përgjithshme, me zgjedhjet e muajit maj, duke i paraqitur ato si të jenë në prag të derës është një mendësi për trajtimin e shqiptarëve si të ishin kope pa identitet. Sikur zgjedhjet të jenë kompetencë e saj, është një lajm i rremë që se merr askush në konsideratë. Për votuesit e stërvitur shqiptarë në këto tri dekada, kjo është një lojë e cila nuk ngjitë.

Pra është si paraja kallpe dhe nuk pranohet nga asnjë bankomat. Të parët nuk e pranojnë lësëistët e me radhë pëdëistët e tërë fronti opozitar. Nga njëra anë opozita këmbëngul se do bojkotojë bashkë me parlamentin që e ka bërë fakt të kryer, duke u larguar prej tij me djegien e mandateve, deklaron se nuk do hyjë në zgjedhjet lokale në 30 qershor të vendosura me Dekret të Presidentit dhe se nuk do ketë zgjedhje me Ramën kryeministër, të cilin Basha e cilësoi si qenin që shkund pleshtat e fundit me gjuhë ekstra ordinere se do luftohet për zgjidhje politike në tavolinë dhe në anën tjetër hidhen shashka që do kemi zgjedhje të shpejta në muajin maj. Edhe dy muaj duhen për të mbërritur në majin e Monikës. Koha fizike është aq e shkurtër sa nuk ka asnjë mundësi kohore të ndodhë një gjë e tillë.

Së pari nuk mund të abrogohet Dekreti për zgjedhjet lokale që janë në prag. Dy palë zgjedhje në një muaj është pamundësi të kryhen.

Së dyti, vetë Kodi Zgjedhor nuk është miratuar, kërkon të përpunohet dhe të reflektohen tërë sugjerimet e OSBE-ODIHR-it, si dhe të plotësohen kërkesat e palëve në rrafshin juridik, teknik dhe financiar.

PD-së, me nismën në stilin amerikan që kërkon të implementojë, i duhet shumë kohë të bëjë primaret, siç thotë Basha. Dhe ky është një argument që nxjerr zbuluar gënjeshtrën e Kryemadhit. Vetë ajo nuk do pranonte kurrë në maj të kishim zgjedhje të parakohshme, të përgjithshme, pasi kjo do të ishte fundi i LSI-së në kushtet kur kjo forcë politike edhe forumet në bazë i ka copë-copë.

LSI vuan nga hemorragjia dy vjeçare dhe anemia nga largimet e shumta. Largimet e individëve të zgjedhur në këshillat bashkiake kanë qenë një diarre e parreshtur apo zyrtar që për hir të vendit të punës, dorëzuan teserat e partisë dhe zgjodhën pagën e qeverisë. Pra mbetën miq besnikë të tepsisë. Kush dëgjon deklaratën e Kryemadhit se për dy muaj do ketë zgjedhje të përgjithshme në Shqipëri, vë buzën në gaz, nënqesh me qesëndi, jo vetëm habitet, po vë pikëpyetje në gjykimin dhe seriozitetin e kryetares së LSI-së, duke e lexuar këtë qëndrim thjeshtë, si një ëndërr në një ditë pranvere e parë jo në gjumë, po nën dritën e diellit.

Nuk ka asnjë mundësi konkrete për përgatitjen e infrastrukturës apo kodeve dhe ligjeve të ftohen votuesit shqiptarë për të testuar qeverinë që ka vetëm një vit e gjysmë që drejton vendin dhe t`ia besojnë opozitës së shkrehur, kontratën e qeverisjes për vitet e ardhshme. Po pse ngutet Kryemadhi dhe bën deklarata për zgjedhje të përgjithshme, duke kapërcyer ato lokale?

Është një tekë, apo një taktikë kjo kërkesë? Ku fle lepuri në këtë deklaratë që nuk ka asnjë objektivitet? Është vetëm për t’u dhënë zemër atyre që braktisën parlamentin dhe dorëzuan mandatet se nuk janë të gjata ditët e qëndrimit jashtë parlamentit, larg privilegjeve, udhëtimeve, imunitetit, paprekshmërisë, se ja edhe pak dhe ju do jeni përsëri në atë sallë apo për të demotivuar deputetët e rinj të cilëve u bëhet presion, veç etiketimit si tradhtarë, bukëshkalë që vetëm dy muaj jetë mund të kenë në atë parlament dhe nuk do kishte kuptim të pranonin mandatet?

Është një sakrificë sipas Monikës që nuk do ia vlente, ndaj dëgjoni atë, se ky parlament dhe kjo mazhorancë i ka ditët të numëruara. Pavarësisht se sistemi i kaluar pas gjashtëdhjetë vitesh ra edhe në fillimet e tij, propaganda më e ashpër ishte ajo e pafuqisë për të rezistuar përballë dallgëve të shteteve më të fuqishme të botës dhe qeveria do të binte, parlamenti ose asambleja tradhtare, siç e etiketon Basha të sotmin, duke huazuar propagandën e 1945-ës, thotë se është në finish po i mbaron vaji i kandilit.

Po deklarata e Kryemadhit është e pabesueshme, përjashtuar militantëve, atyre që qëndrojnë përreth selisë së LSI-së dhe pjesës që pret për të fituar privilegjet e humbura. Asnjë intelektual, njeri me mend nuk e merr të mirëqenë dhe seriozisht zonjën Kryemadhi. Ajo kot rreket t’u mbushë mendjen militantëve që të mbahen, të ruajnë energjitë, të shtrëngojnë radhët, se dita e madhe po vjen dhe ata do shpërblehen me të gjitha nderet dhe postet për të qenë në krye të punëve dhe përfitimeve. Po cilido që do ishte në vend të saj edhe nëse do kishte përvojë shumë më pak nuk do guxonte të mashtronte kaq hapur.

Faktori ndërkombëtar, edhe ata që i mban për miq të ngushtë, opozita jonë nuk i dhanë asnjë shpresë liderëve të opozitës për një negociatë në dëm të pluralizmit dhe të shtetit ligjor. E tërë bota demokratike edhe pse nuk dëgjohet prej tyre e kanë orientuar opozitën drejt pjesëmarrjes në parlament dhe për bashkëpunim me tërë faktorët politikë për ti dhënë shansin vendit të nisë negociatat në muajin qershor. Themelore mbetet kërkesa që opozita të kthehet në rrugën e arsyes dhe të mos braktisë tempullin e demokracisë në emër të interesave të ngushta të politikanëve që kërkojnë me ngulm të kthejnë epokën e tyre të sundimit.

Edhe pse Monika luan me blofin, edhe pse ajo është e sigurt që nuk ka zgjedhje të përgjithshme në maj, këmbëngul për këtë tezë. Po si mund të bëhen zgjedhjet e përgjithshme pas dy muajve, vetëm me dëshirën e Monikës? A mund të injorohet mazhoranca e cila është legjitime dhe nuk mund të largohet nga pushteti se kështu do opozita në një kohë kur kontrata me votuesit vijon deri në qershor të 2021?

Kjo deklaratë e kryetares së LSI-së për zgjedhjet e përgjithshme në muajin maj, është e njejtë me sloganin se në 16 shkurt, Rama do binte nga froni përmes demostratës dhe revoltës popullore. Më pas u shty ultimatumi për 26 shkurt, për t’i mbetur pesë marsit dhe për të pritur 16 marsin dhe të tjera data 16-të. Do bjerë sot, e do fundoset nesër, si tek përralla e ujkut në stan, që sa herë i tekej bariut, vinte tellallin se i kishte rënë ujku, kur ujku ishte në strofullën e vet dhe kur ra vërtetë ujku në stan, zhduku tërë kopenë dhe fshatarët nuk e besuan bariun.

Edhe liderët e opozitës po bëjnë të njejtën gjë. Për të ruajtur kompaktësinë e protestës, për të siguruar pjesëmarrjen nga çdo cep i vendit se Tirana i mbyt me mospërfillje, kërkon të joshi militantët me garancinë se po vijnë zgjedhjet e reja. Dihet se prova e votës është e njejtë, si me zgjedhjet e përgjithshme edhe me ato lokale. Pse nuk duron Monika të konsumojë pjatën e parë dhe pastaj të shijojë pjatat e tjera që vijnë në radhë? Pse tërë kjo ngutje për kapërcim të etapave? Filozofia e saj për moszhvillimin e zgjedhjeve lokale si fillim e në kohë ato të përgjithshme, kërkon të krijojë iluzionin se është forca që mund t’i imponohet mazhorancës.

Se fitorja e zgjedhjeve të përgjithësime dhe rrekja se del fituese dhe do jetë në pushtet i hap rrugën edhe zgjedhjeve lokale, ku sipas sondazheve, LSI mund të mbetet pa asnjë bashki të vogël aq më pak të madhe. Ndryshe do ishte sikur të kishte pushtetin e madh se në këtë mënyrë ajo di si fitohet. Se pas tyre do ishin të hapura rrugët për pushtetin e vogël. I madhi do sillte edhe të voglin sipas logjikës së saj.

Po deklarata “Kryemadhi” është vetëm për konsum të ditës. Vetë ajo e ka të qartë se një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur, së pari se vetë fronti i opozitës nuk është në një mendje për zgjedhje në muajin maj. Se janë vetëm pak ditë për të shkuar në këtë muaj që për LSI-në është muaji i zgjedhjeve të përgjithësime. Po çdo thotë, PD, PBDNJ, PA, PDK, PDIU e tërë spektri opozitar?

Do ta pranojnë këtë variant të gjysmë opozitës? Shanset janë shumë minore. Ndaj me të drejtë mund të thuhet se kjo dëshira e zgjedhjeve të përgjithshme për dy muaj është vetëm një marifet si shumë marifete të tjera që po përdoren gjatë këtyre ditëve, duke nisur nga djegia e mandateve e cila pritej të mbështetej nga perëndimi dhe t’i thonin opozitës sonë: Bravo, ec përpara dhe të hapte gojën dhe të kërkonte gjithçka, vetëm të ruhej stabiliteti. Po ja që ndodhi e kundërta.

Asnjë faktor ndërkombëtar nuk pranoi djegien e mandateve si rrugëdalje të opozitës dhe si mënyrë efikase për të zgjidhur problematikat e pretenduara. Përkundrazi u çel porta e Kuvendit për t’u futur në ata sallë ata që vet opozita i kishte preferencial në listat zgjedhore. Deri sa ishin individ të përzgjedhur dhe miratuar nga forumet, cila është e keqja që ata të zinin vendet në parlament edhe pse jo të mirëpritur nga ish partitë parlamentare? Tek e fundit këta individë ishin të përzgjedhurit e partive dhe janë duke bërë detyrën për të përfaqësuar votuesit e lënë në mes të rrugës.

Do të jenë deputetët e rinj që mbajnë siglën e LSI dhe PD, si dhe partive të tjera në koalicion që do thonë fjalën e tyre në emër të partive që braktisën parlamentin. Dhe deri këtu asgjë nuk mund të shahet as të përbuzet. Pikërisht për të mbajtur deputetët që lanë mandatet, ikën larg kuvendit dhe për të delegjitimuar ata që do marrin mandatet e reja të lëna bosh, si dhe për të nxitur protestat dhe joshur militantët për të ruajtur kohezionin e anëtarësisë dhe mikluar individët që presin të gradohen në pushtetin e supozuar, zonja Kryemadhi, deklaron edhe pse as vetënuk e beson për njëmijë arsye se zgjedhjet e përgjithësime do mbahen në maj.

Kjo thirrje është vetëm hedhje hi syve opozitarëve. Është një ëndërr në pranverë që vetëm Kryemadhit mund t’i shfaqet. Një ëndërr që nuk ka asgjë të përbashkët me zgjedhjet reale. Monika nuk i ka në dorë zgjedhjet e parakohshme. Ajo nuk ka asnjë fuqi të imponohet edhe sikur të qëndrojë poshtë dritareve të godinës qeveritare me vite. Edhe nëse zgjedh rrugën e dhunës ekstreme.

Sikur në Tiranë të mbajë protesta pafund. Ndaj ta lërë mënjanë demagogjinë dhe le t’i lërë zgjedhjet të rrjedhin në mënyrë normale. Të zbatojë Dekretin e Presidentit Meta për zgjedhjet lokale në qershor. Sa për të përgjithshmet e parakohshme në maj, ato mbeten ëndrra të bukura pranverore. /Nga Bardhyl BEJKO