Deputeti i Partisë Socialiste Besnik Bare tha se opozita ka dalë nga parlamenti nuk pranon të ulet në tavolinë. Sipas tij se opozita nuk është e përgatitur edhe për të pasur zgjedhje edhe në 2021 jo më të ketë zgjedhje të parakohshme.
“Nuk besoj se keni dyshim se vonesa edhe në këtë proces është për faktin se opozita ka dalë nga parlamenti nuk pranon të ulet në tavolinë dhe jep disa konsiderata të përgjithshme dhe nuk vjen me element konkretë për të nisur mekanizma konkretë që i shërbejnë kësaj reforme, unë mendoj se opozita nuk është e përgatitur edhe për të pasur zgjedhje edhe në 2021 jo më të ketë zgjedhje të parakohshme”, tha ai për Vizion Plus.